Agjenda e Presidentes Jahjaga për datat 28 -29 tetor
Me ftesë të Presidentes së Republikës së Kosovës, zonjës Atifete Jahjaga, në vizitë zyrtare shtetërore në vendin tonë vjen Presidenti i Republikës së Austrisë, Heinz Fischer.
Në vijim agjenda e vizitës dyditore së Presidentit Fischer:
E mërkurë, 28 tetor
Koha: 12:20
Pritja me ceremoni shtetërore në sheshin “Ibrahim Rugova”.
Shënim: Gazetarët, kameramanët dhe fotoreporterët duhet të jenë në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës më së voni në orën 12:00.
12:40
Takimi i Presidentes Jahjaga me Presidentin Fischer.
Vendi: Kabineti i Presidentes, C-101.
Shënim: Pas takimit do të ketë konferencë për media.
17:20
Presidenti i Austrisë, Heinz Fischer takohet me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, z.Kadri Veseli.
Vendi: Kabineti i kryetarit të Kuvendit.
Shënim: Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit.
E enjte, 29 tetor
08:00
Presidenti i Austrisë, Heinz Fischer takohet me kryeministrin e Republikës së Kosovës, z.Isa Mustafa.
Vendi: Kabineti i kryeministrit.
Shënim: Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit.
09:00
Presidentja Jahjaga dhe Presidenti Fischer marrin pjesë në Forumin Ekonomik Kosovar-Austriak.
Vendi: Hoteli Swis Diamond.
10:45
Presidentja Jahjaga dhe Presidenti Fischer vizitojnë Prizrenin.
Vendi: Kisha Katolike në Prizren dhe Xhamia e Sinan Pashës.