Agjenda e Presidentes Jahjaga për datën 17 nëntor 2015

Agjenda e Presidentes Jahjaga për datën 17 nëntor 2015 Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga pret në takim Mbretin e Mbretërisë Hashemite të Jordanisë, Abdullah II Ibn Al Hussein, i cili vjen për vizitë zyrtare shtetërore në vendin tonë, me ftesën e Presidentes Jahjaga. Më poshtë agjenda e vizitës: E martë, 17 nëntor 2015: 12:20  – Pritja me ceremoni zyrtare në sheshin “Ibrahim Rugova” 12:40 – Takimi i Presidentes Jahjaga me Mbretin Abdullah II në kabinetin e Presidentes, C-101 Pas takimit, Presidentja Jahjaga dhe Mbreti Abdullah II do të japin deklarata para mediave. Pas takimit në Zyrën e Presidentes, Mbreti Abdullah II takohet me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, në ndërtesën e Qeverisë. Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit. Shënim: Mediat duhet të jenë në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës më së largu deri në orën 11:30.  

Presidentja Atifete Jahjaga mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 25-vjetorit të Samitit Global të Gruas në Washington

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 25 vjetorit të Samitit Global të Gruas që u mbajt në Washington DC. Me këtë rast, ajo tha se barazia gjinore është shumë e rëndësishme për avancimin e gjithmbarshëm të shoqërisë dhe në këtë kontekst përmendi rolin që kanë luajtur gratë në Kosovë në periudhat e ndryshme nëpër të cilat ka kaluar vendi. Presidentja Jahjaga theksoi domosdoshmërinë për të vazhduar përpjekjet e përbashkëta me qëllim të garantimit të të drejtave të barabarta të grave si dhe përfshirjen e plotë të tyre në të gjitha fushat e jetës.

This site is registered on wpml.org as a development site.