presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Atifete Jahjaga mbajti fjalim në Këshillin e Çikagos për Çështje Globale

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, në kuadër të vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mbajti një fjalim në Këshillin e Çikagos për Çështje Globale (Chicago Council on Global Affairs).

Presidentja Jahjaga në fjalimin e saj theksoi të arriturat e Kosovës në zhvillimin demokratik dhe integrimin evropian dhe euroatlantik. Kosova sapo ka ratifikuar Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit me Bashkimin Evropian, që është hap i parë në rrugën e integrimit të plotë në Bashkimin Evropian.Presidentja Jahjaga foli edhe për reformat që po ndërmerren në fushën e ekonomisë dhe në krijimin e klimës më të favorshme të të bërit biznes në Kosovë. Ajo tha se për një kohë të shkurtër Kosova ka arritur që të kalojë fazën e rindërtimit dhe të krijojë një ambient të favorshëm për investimet e huaja direkte. Presidentja gjithashtu theksoi se Kosova është e përkushtuar që të luftojë korrupsionin si pengesë kryesore e zhvillimit ekonomik. 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.