Agjenda e Presidentes Jahjaga për datën 17 nëntor 2015
Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga pret në takim Mbretin e Mbretërisë Hashemite të Jordanisë, Abdullah II Ibn Al Hussein, i cili vjen për vizitë zyrtare shtetërore në vendin tonë, me ftesën e Presidentes Jahjaga.
Më poshtë agjenda e vizitës:
E martë, 17 nëntor 2015:
12:20 – Pritja me ceremoni zyrtare në sheshin “Ibrahim Rugova”
12:40 – Takimi i Presidentes Jahjaga me Mbretin Abdullah II në kabinetin e Presidentes, C-101
Pas takimit, Presidentja Jahjaga dhe Mbreti Abdullah II do të japin deklarata para mediave.
Pas takimit në Zyrën e Presidentes, Mbreti Abdullah II takohet me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, në ndërtesën e Qeverisë.
Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit.
Shënim: Mediat duhet të jenë në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës më së largu deri në orën 11:30.