Presidentët Tusk dhe Juncker urojnë presidentin Thaçi, ofrojnë përkrahje personale për jetësimin e vizionit evropian të Kosovës

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, dhe Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, i kanë dërguar një letër të përbashkët urimi Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, me rastin e marrjes së detyrës së të parit të vendit, përmes së cilës kanë ofruar edhe përkrahjen e tyre personale për jetësimin e vizionit evropian të Kosovës.

Presidenti bullgar, Rosen Plevneliev, fton presidentin Thaçi në Sofje

Presidenti i Republikës së Bullgarisë, Rosen Plevneliev, menjëherë pas ceremonisë së inaugurimit, i ka dërguar një letër Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, përmes së cilës e ka ftuar që të marrë pjesë në Samitin e Udhëheqësve të Shteteve dhe Qeverive të vendeve pjesëmarrëse në Procesin e Bashkëpunimit të Evropës Juglindore, i cili do të mbahet në Sofje më 1 qershor të vitit 2016.

Presidenti Thaçi takoi liderin e BDI-së, Ali Ahmeti

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka takuar kryetarin e BDI-së, Ali Ahmetin. Me bashkëveprimtarin e tij të vjetër, presidenti Thaçi ka diskutuar për zhvillimet aktuale në Kosovë e Maqedoni dhe për rëndësinë që ka integrimi i vendeve tona në NATO dhe BE, si mënyrë e vetme për të garantuar siguri dhe zhvillim në rajonin tonë.

This site is registered on wpml.org as a development site.