Presidenti Hashim Thaçi ka pritur edhe Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës për Bashkëpunim Islamik, Iyad bin Amin Madani
Presidenti Thaçi e falënderoi sekretarin Madani për pjesëmarrjen në ceremoninë e inaugurimit dhe për përkrahjen që Organizata e Shteteve Islamike jep për Kosovën.
“U jemi mirënjohës për përkrahjen që i keni dhënë dhe vazhdoni t’i jepni Kosovës në organizatën tuaj dhe në botë”, ka thënë presidenti Thaçi.
Sekretari Madani e përgëzoi presidentin Thaçi për detyrën e re dhe ceremoninë dinjitoze, si dhe theksoi se “Organizata e Shteteve Islamike do të vazhdojë të përkrahë Kosovën dhe të ofrojë një forum ku do të promovohet Kosova”.