Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pas ceremonisë së inaugurimit, ka pritur në një takim bilateral ndihmës-sekretarin amerikan të Shtetit për Evropën dhe Eurazinë, Hoyt Yee.
Presidenti Thaçi u zotua se Kosova do të vazhdojë të punojë në dialogun e dyfishtë, me spektrin politik dhe me të gjitha komunitetet jo-shumicë, por edhe me Serbinë dhe vendet e rajonit. I pari i vendit konfirmoi se marrëdhëniet e Kosovës me SHBA-në do të jenë përherë të veçanta. Ndërkaq, ndihmës-sekretari amerikan i Shtetit, Hoyt Yee, uroi presidentin Thaçi për detyrën e re dhe rikonfirmoi përkrahjen për Kosovën. Yee tha se Kosova gjithmonë do të mund të llogarisë në përkrahjen e fuqishme të SHBA-së.