DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Thaçi takoi liderin e BDI-së, Ali Ahmeti

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka takuar kryetarin e BDI-së, Ali Ahmetin. Me bashkëveprimtarin e tij të vjetër, presidenti Thaçi ka diskutuar për zhvillimet aktuale në Kosovë e Maqedoni dhe për rëndësinë që ka integrimi i vendeve tona në NATO dhe BE, si mënyrë e vetme për të garantuar siguri dhe zhvillim në rajonin tonë.

Presidenti Thaçi dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, kanë diskutuar edhe për bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë, i cili është thënë se pritet të marrë një hov të ri pas hyrjes në fuqi të lëvizjes së shtetasve të të dyja vendeve vetëm me letërnjoftim dhe pas hapjes së një pike të re kufitare.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.