presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Thaçi takoi kryetarin e parlamentit turk

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka takuar edhe delegacionin e Turqisë të kryesuar nga Kryetari i Parlamentit të Turqisë, Ismail Kahraman.

Presidenti Thaçi e ka falënderuar kryetarin Kahraman dhe delegacionin turk për mbështetjen që shteti i Turqisë i ka dhënë Kosovës para dhe pas pavarësisë së Kosovës.Kryetari i Parlamentit të Turqisë, Ismail Kahraman, ka uruar presidentin Thaçi për postin e ri dhe i ka shprehur mbështetjen e parlamentit turk për Kosovën.Ai ka thënë se marrëdhëniet e mira ndërmjet dy parlamenteve duhet të barten edhe nëpër institucionet e tjera.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.