DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Thaçi takoi edhe delegacionet e Ganës, Kosta Rika-s, Panamasë dhe Hondurasit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka mbajtur takime bilaterale edhe me delegacionet e Ganës, Kosta Rika-s, Panamasë dhe Hondurasit.

Në takimet e ndara me delegacionet e këtyre vendeve, presidenti Thaçi i ka falënderuar për prezencën në ceremoninë e inaugurimit nga kontinentet e largëta dhe për përkrahjen që i kanë dhënë shtetit të Kosovës gjatë tërë këtyre viteve.Presidenti Thaçi ka kërkuar prej delegacioneve të Ganës, Kosta Rika-s, Panamasë dhe Hondurasit që të vazhdojnë mbështetjen e tyre për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe lobimin për njohjen e shtetit të Kosovës nga vendet që ende nuk e kanë njohur.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.