Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në kuadër të takimeve të shumta që ka zhvilluar pas ceremonisë së inaugurimit, takoi edhe kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
Thaçi ka thënë se në rolin e ri si President i Kosovës, një vëmendje të veçantë do t’i kushtojë marrëdhënieve vëllazërore me Shqipërinë.Ndërsa, kryeministri Edi Rama ka uruar presidentin Thaçi për postin e ri dhe për ceremoninë e inaugurimit, të cilën ai e ka quajtur madhështore.I pari i ekzekutivit të Shqipërisë e ka siguruar presidentin Thaçi se e ka mbështetjen e plotë të tij dhe të shtetit shqiptar.