Pas takimit bilateral me presidenten kroate, Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka takuar edhe Presidentin e Shqipërisë, Bujar Nishani.
I pari i shtetit shqiptar, Bujar Nishani, e uroi presidentin Thaçi për detyrën e re, duke i ofruar mbështetje të plotë në jetësimin e prioriteteve si President i Republikës së Kosovës.Presidenti Thaçi pasi e falënderoi për pjesëmarrje në ceremoni homologun e tij shqiptar, theksoi se bashkëpunimi i Kosovës me Shqipërinë duhet të thellohet edhe më shumë në të ardhmen dhe të konsolidohet në të gjitha sferat e jetës.