Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, dhe Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, i kanë dërguar një letër të përbashkët urimi Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, me rastin e marrjes së detyrës së të parit të vendit, përmes së cilës kanë ofruar edhe përkrahjen e tyre personale për jetësimin e vizionit evropian të Kosovës.
Kjo është letra e përbashkët që Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, dhe Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, i kanë dërguar Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçit:
SH. E. Hashim Thaçi
President i Kosovës
Shkëlqësia Juaj,
Ju shprehim urimet tona me rastin e zgjedhjes tuaj President i Kosovës.
Sfidat me të cilat përballet Kosova kërkojnë vullnet të fortë politik në të mirë të të gjithë qytetarëve. Ne llogarisim në përpjekjet tuaja për të promovuar, në mënyrë gjithëpërfshirëse, progres, zhvillim dhe stabilitet më të madh në vendin tuaj që do të ishte thelbësore për të ndihmuar Kosovën për të ecur përpara me agjendën e saj të reformave evropiane.
Ju lutemi të mbëteni të sigurt së Bashkimi Evropian është i gatshëm të mbështesë Kosovën në këto përpjekje. Për këtë qëllim, ju mund të llogaritni gjithashtu në angazhimin tonë personal.
E mirëpresim bashkëpunimin tonë të ngushtë për të përmbushur vizionin evropian të Kosovës.
Sinqerisht Tuajit,
Donald Tusk Jean-Claude Juncker
President i Këshillit Evropian President i Komisionit Evropian