Presidenti Thaçi takoi krerë të shteteve që nuk e kanë njohur Kosovën

Aman, 20 maj 2017 – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i cili po qëndron në Jordani me ftesë të Mbretit të Mbretërisë Hashemite të Jordanisë, Abdullah II bin Al-Hussein, mori pjesë në hapjen e Forumit Ekonomik Botëror për Lindje të Mesme dhe Afrikë të Veriut, që këtë vit organizohet nga Mbretëria Hashemite e Jordanisë.

Intervistë e Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, për të përjavshmen kroate “Nacional”

“Nacional”: Ditët e fundit deklaratat tuaja dhe deklaratat e kryeministrit shqiptar, Edi Ramës, që nëse BE-ja vazhdon ta zgjasë procesin e integrimeve, do ta krijoni një treg të përbashkët dhe “kufijtë e buta” mes Shqipërisë, Kosovës dhe tri komunave në jug të Serbisë, janë interpretuar si thirrje për krijimin e Shqipërisë së Madhe. A ekzistojnë ambiciet e tilla për të cilat vazhdimisht Ju akuzon ana serbe, por edhe një pjesë e politikës maqedonase? Presidenti Thaçi: Unë përpiqem dhe punoj që të kemi në tërë Ballkanin, shtete multietnike, e jo monoetnike. Kosova është një shtet i ri, por e theksoj edhe një herë- Kosova është Kosovë, e Shqipëria është Shqipëri. Propaganda për Shqipërinë e Madhe vjen nga Serbia, e cila e përdorë këtë për t’i justifikuar ambiciet e veta për krijimin e Serbisë së Madhe. Serbia, kudo që ka serb etnik, provon ta destabilizon atë shtet. Këtë e shohim në Mal të Zi ku provuan ta rrezojnë Qeverinë, këtë e bëjnë në Veriun e Kosovës, në Republikën Serbe, dhe aq sa munden edhe në Kroaci. Ne, siç e dini, përpiqemi që Republika e Kosovës të bëhet anëtare e NATO-së dhe e Bashkimit Evropian. Unë jam për të pasur kufij siç janë ata ne BE, e jo që të krijojmë kufi përsëri. Beogradi prapë është adresa ku duhet të kërkohen shkaqet e destabilizimit dhe të së keqes në Ballkan. Nëse e lexoni shtypin e Beogradit vetëm për një ditë, e veçanërisht titujt, të cilët i dikton Qeveria, menjëherë do ta krijoni përshtypjen se si ata e shohin rajonin dhe fqinjët. Ata tituj janë të njëjte si në kohën e Millosheviqit. Ata gjatë gjithë kohës flasin kinse fqinjët janë problemi i tyre, por në të vërtetë ata ende flasin për luftë më të gjithë- edhe me kroat, edhe me Malin e Zi, me Bosnjën dhe Hercegovinën dhe me Kosovën. “Nacional”: Andaj, a ka qenë mesazhi juaj një paralajmërim ndaj Bashkimit Evropian, të cilit i keni bërë thirrje që të mos vonohet me proceset në Ballkanin Perëndimor? Presidenti Thaçi: Nuk është gjë e re nëse them se Bashkimi Evropian është vonuar me Ballkanin Perëndimor, veçanërisht në lidhje me Kosovë. E kemi shembullin e liberalizimit të vizave, për të cilin Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret dhe kushtet para dy viteve, pastaj burokratët nga Brukseli vijnë me një ide të re, të shtimit i një kushti të ri. Kështu e shtuan demarkacionin, respektivisht verifikimin e kufirit me Malin e Zi. Ky është një problem me të cilin edhe sot ballafaqohen vet anëtarët e Bashkimit Evropian – prandaj, disa kufij nuk janë plotësisht të përcaktuar. Pa marrë parasysh a është fjala për Kroacinë dhe Slloveninë ose për Gjermaninë dhe Danimarkën. Dhe kur i pyesim – përse e keni bërë këtë, ata përgjigjen- kemi mësuar nga gabimet tona dhe nuk duam që të përsëriten. Pse Kosova duhet të paguajë për gabimet e mëparshme, kjo nuk është e qartë për mua? Mendoj se një gjë e tillë është plotësisht e padrejtë. “Nacional”: Jo shumë kohë më parë, përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme, Federika Mogerini, në një bisedë me Ministrin e Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhajn theksoi se është nga rëndësia jetësore që Prishtina të vazhdojë me dialogun konstruktiv me Beogradin, duke e përfshirë edhe zbatimin e marrëveshjeve të arritura. Si e komentoni këtë gjë? Presidenti Thaçi: Unë besoj në misionin e Bashkimit Evropian, por nuk jam i bindur se ai në këtë moment e ka vizionin dhe lidershipin. Ata ose nuk kuptojnë, ose nuk duan ta kuptojnë se sa rëndësi ka dhe sa i ndjeshëm është Ballkani Perëndimor. Ata tërë këtë rajon e shohin si temë teknike, e jo si çështje gjeostrategjike. Fakti se Bashkimi Evropian ka dështuar në Ballkanin Perëndimor ka qenë në favor të rritjes së ndikimit të Islamit radikal në këto hapësira, rritjes së nacionalizmit, si dhe jo tolerancës ndëretnike. Falë kësaj, u rrit edhe ndikimi dhe ndërmjetësimi i Rusisë në Ballkanin Perëndimor. E popujt e Ballkanit Perëndimor do ta paguajnë çmimin. Pra, vizitat e tilla në Bruksel nuk sjellin rezultate. Vetëm fjalë. “Nacional”: Po bashkëpunimi me Beogradin do të jetë kusht për integrimin e mëtejmë – edhe për Kosovën edhe për Serbinë. A jeni të gatshëm për këtë gjë? Presidenti Thaçi: Si do të përparojë dialogu me Beogradin, është një gjë tjetër. Ne kemi qenë në luftë njëri me tjetrin, por nuk jemi as të parët as të fundit që pas luftës janë ulur me një tavolinë që të merren vesh. Ne kemi luftuar qe ta krijojmë një shtet të pavarur nga Serbia, dhe Kosova në këtë luftë ka fituar. Unë gjithmonë i kam prirë idesë që ta kemi një bashkëpunim të mirë fqinjësor. Unë kam luftuar kundër Serbisë, por kam qenë pjesëmarrës në vendosjen e paqes dhe në ndërtimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore. Ne punojmë për normalizimin dhe pajtimin, dhe besoj se mund ta arrijmë këtë. Nuk do të jetë e lehtë për t’u bërë, por jam i sigurt që dialogu nuk ka alternativë. Për këtë do të punojmë deri sa Serbia ta njoh Kosovën. Por gjithsesi se dialogu me Serbinë nuk është i lehtë. “Nacional”: Kosova e ka paralajmëruar padinë kundër Serbisë për gjenocid. A do të ndikojë ajo në këtë dialog? Ne fillim të vitit dukej se do të fillojë lufta në këto hapësira, tani ish presidenti Tomisllav Nikoliqi, kërcënonte se do ta dërgonte ushtrinë në Kosovë për ta mbrojtur popullsinë serbe. Me ndërmjetësimin e Brukselit u qetësuan pasionet, kështu që shumica i interpretuan këto kërcënime si pjesë e fushatës parazgjedhore. A prisni se tensionet me Serbinë, pas fitores së Vuçiqit në zgjedhje për presidentin, do të ulën? Presidenti Thaçi: Nuk kisha thënë së e tërë ajo ka qenë vetëm fushatë parazgjedhore. Ne e dimë se Serbia ende po punon që ta merr pjesën veriore të Kosovës dhe vetëm është duke e pritur momentin e volitshëm. Por, edhe një herë e theksoj – ky moment nuk do të vijë kurrë. Për këtë edhe e patëm atë provokim më tren të blerë në

This site is registered on wpml.org as a development site.