Presidenti Thaçi mbajti takim konsultativ me përfaqësuesit e partive politike për caktimin e datës së zgjedhjeve të parakohshme

Prishtinë, 11 maj – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka thirrur sot një takim konsultativ me përfaqësuesit e partive politike në Kosovë, pas votimit të mosbesimit të Qeverisë në seancën e djeshme të Kuvendit të Kosovës.
Presidenti Thaçi shpërndan legjislaturën e pestë të Kuvendit të Republikës së Kosovës

Prishtinë, 10 maj – Pas pranimit të njoftimit zyrtar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka dekretuar shpërndarjen e legjislaturës së pestë.
Presidenti Thaçi ngushëlloi familjen Mulosmanaj

Prishtinë, 06 maj – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Mulosmanaj, pas vdekjes së atdhetarit dhe aktivistit të çështjes shqiptare, Musli Mulosmanaj.
Presidenti Thaçi diskutoi me shoqërinë civile për projekt-rregulloren e Komisionit për të Vërtetën dhe Pajtimin

Prishtinë, 5 maj 2017 – Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, sot ka mbajtur takimin e radhës konsultativ për themelimin e Komisionit për të Vërtetën dhe Pajtimin.
Presidenti Thaçi: Kosova është mirënjohëse për përkrahjen e Suedisë

Prishtinë, 4 maj 2017 – Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka pritur Ministren e Punëve të Jashtme të Suedisë, Margot Wallström.
Presidenti: Gazetaria në Kosovë ka qëndruar e palëkundur ndaj presioneve

Prishtinë, 3 maj 2017 – Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, sot e ka hapur zyrtarisht konferencën ndërkombëtare “Prishtina Media Days”, e cila është organizuar nga Departamenti i Gazetarisë së Universitetit të Prishtinës, në bashkëpunim me Universitetin e Vjenës dhe me Southeast European Media Organization (SEEMO), si dhe është mbështetur nga Zyra e Presidentit të Kosovës.
Presidenti Thaçi ia shpreh pakënaqësitë drejtoreshës Eichhorst për vonesat e BE-së ndaj Kosovës

Prishtinë, 28 prill 2017 – Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, sot ka pritur Drejtoreshën për Evropën Perëndimore, Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë në BE, Angelina Eichhorst.
Presidenti Thaçi: Bashkësia ndërkombëtare duhet t’i bëjë trysni Serbisë për zbardhjen e fatit të të pagjeturve

Gjakovë/Mejë, 27 prill 2017 – Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, sot ka marrë pjesë në tubimin qytetar në Mejë të Gjakovës për shënimin e 27 Prillit – Ditës së të pagjeturve të Kosovës.
Presidenti Thaçi për lirimin e ish-kryeministrit Haradinaj: Drejtësia fitoi mbi shpifjet e Serbisë!

Prishtinë 27 prill 2017 – Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pas vendimit të Gjykatës në Colmar për lirimin e ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se edhe një herë u vërtetua që shpifjet e shërbimeve serbe kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë të paqëndrueshme dhe nuk përfillen nga bota demokratike.
Presidenti: Paqja dhe stabiliteti ndërtohen me barazi, dialog dhe bashkëpunim

Prishtinë, 26 prill 2017 – Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, sot ka marrë pjesë në seminarin e organizuar nga Ambasada e Finlandës me temën “Kosova dhe Finlanda ndërtojnë të ardhme së bashku: Ndërmjetësimi i paqes, Menaxhimi i krizave dhe Plani i Ahtisaarit – Rruga përpara”.