presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Thaçi ngushëlloi familjen Mulosmanaj

Prishtinë, 06 maj – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Mulosmanaj, pas vdekjes së atdhetarit dhe aktivistit të çështjes shqiptare, Musli Mulosmanaj.

Presidenti, përmes këtij telegrami ka shprehur ngushëllime familjes Mulosmanaj dhe gjithë komunitetit shqiptar në Amerikë.

“Me pikëllim kam marrë lajmin për vdekjen e atdhetarit, Musli Mulosmanaj. Me luftën e tij kundër fashizmit dhe komunizmit, Mulosmanaj u bë simbol i aspiratave të shqiptarëve për liri dhe demokraci”, ka shkruar Thaçi.

Sipas presidentit Thaçi, Mulosmanaj, me angazhimin e tij të palodhshëm u shndërrua në ambasador i të drejtave të shqiptarëve në Amerikë.

“Mulosmanaj ishte zë i fuqishëm i Kosovës para, gjatë dhe pas luftës, duke kërkuar jetësimin e aspiratave tona të përbashkëta për një shtet demokratik, thuhet në këtë telegram.

Musli Mulosmanaj u lind më 10 Gusht 1930 në Fang të Bujanit, në Malësinë e Gjakovës.
 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.