Fjalimi i presidentit Thaçi në konferencën e Institutit Kërkimor për Çështje Evropiane dhe Zhvillim (RIDEA)

Të faleminderit profesor Graiçevci, ty dhe institutit RIDEA, për organizimin e kësaj konference, e cila na ofron mundësi që bashkërisht të flasim hapur dhe në mënyrë racionale për Forcën e Sigurisë së Kosovës, respektivisht Forcat e Armatosura të Kosovës në të ardhmen e afërt.Më lejoni që të përshëndes të gjithë pjesëmarrësit e kësaj konference, duke e falënderuar fillimisht profesorin e respektuar z. Daniel Serwer, i cili ka bërë një rrugë të gjatë nga Uashingtoni për të ardhur këtu në Prishtinë për të dhënë pikëpamjet e tij të çmuara për temën që do të trajtojmë sot.Gjithashtu, dua të përshëndes edhe anëtaret tjerë të respektuar të këtij paneli, Ambasadorin e SHBA-së z. Greg Delawie, Ambasadorin e Republikës së Francës z. Didier Chabert dhe Zëvendëskryeministrin e Republikës së Kosovës, z. Branimir Stojanoviç.Ndërsa një përshëndetje të veçantë kam për audiencën e përzgjedhur dhe shumë të respektuar, e cila sigurisht që me komentet e veta do t’i japë kuptim edhe më të madh konferencës së sotme.Tani duke pasur konsideratë për vëmendjen dhe kohën tuaj, më lejoni të ndaj me ju disa nga pikëpamjet e mia për procesin e transformimit të FSK-së në Forca të Armatosura, respektivisht themelimin e Ushtrisë së Republikës së Kosovës.Ashtu siç jeni të informuar, iniciativa ligjore për ndryshimin e mandatit dhe rolit të FSK është krejtësisht legjitime, kushtetuese dhe në funksion të forcimit dhe mbrojtjes së sovranitetit tonë shtetëror. Këtë iniciativë ligjore për transformimin e FSK-së në ushtri të Kosovës e kam ndërmarrë në një moment të caktuar dhe duke qenë i bindur se tashmë ishin shterur të gjitha mundësitë tjera për themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës (FAK) nëpërmjet ndryshimeve kushtetuese. Ky veprim dhe bindje e imja nuk ka qenë aspak e rastësishme. Përkundrazi, është një veprim i menduar mirë dhe ka ndodhur si rezultat i paaftësisë së institucioneve tona shtetërore dhe i partnerëve tanë ndërkombëtarë që gjatë tri vjetëve të kaluara të themelojmë Forcat e Armatosura të Kosovës, në përputhje me rekomandimet e dokumentit kryesor të Rishikimit Strategjik të Sektorit të Sigurisë, të miratuar në mars 2014.Për më tepër, përfaqësuesit e Listës Serbe për gjashtë muaj me radhë bojkotuan Kuvendin dhe Qeverinë e Republikës së Kosovës, duke bërë të pamundur që institucionet tona të sigurojnë përkrahjen dhe përfshirjen e tyre në ketë proces jetik për vendin tonë.Prandaj, më lejoni që më ketë rast të shpreh mirënjohjen time për zëvendëskryeministrin Stojanoviç dhe të gjithë deputetët dhe përfaqësuesit e tjerë politikë të Listës Serbe, të cilët kanë vendosur t’i rikthehen punës në kuadër të institucioneve tona.Nuk ka dyshim, që mënyra e vetme dhe më e mira për mbrojtjen dhe avancimin e interesave të të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë, e në këtë rast të komunitetit serb, është dhe mbetet vetëm përmes pjesëmarrjes së tyre aktive në institucionet tona shtetërore.Iniciativën ligjore për themelimin e ushtrisë së Kosovës e kam ndërmarrë jo vetëm për shkak se është obligim kushtetues dhe ligjor, jo vetëm se është e drejtë e jona thelbësore që të kemi ushtrinë tonë, e cila garanton mbrojtjen e sovranitetit tonë shtetëror, mirëpo edhe për shkak se kam konsideruar se Kosova e ka të pamundur të realizojë qëllimin e vet për anëtarësim në NATO, pa themeluar ushtrinë e vet.Por, çfarë ka ndodhur në ndërkohë?Që nga ndërmarrja e iniciativës ligjore e deri me sot kemi pasur një debat mjaft të dobishëm që ka ndodhur në nivele të ndryshme të shoqërisë sonë dhe dy kthesa apo zhvillime të rëndësishme, të cilat mendoj se ofrojnë një perspektivë pozitive për përfundimin me sukses të themelimit të Forcave të Armatosura të Kosovës.Zhvillimi i parë pozitiv është fundi i bojkotit dhe rikthimi i Listës Serbe në institucionet shtetërore, ndërsa zhvillimi i dytë është gatishmëria e partnerëve tanë strategjikë ndërkombëtarë që të përfshihen në mënyrë aktive për themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës nëpërmjet një procesi transparent dhe gjithëpërfshirës.Sido që të jetë, duke respektuar të gjitha mendimet dhe qasjet e ndryshme për themelimin e ushtrisë së Kosovës, unë mendoj se emëruesi i përbashkët i krejt këtij debati është se institucionet e Republikës së Kosovës, partitë politike parlamentare, shoqëria civile dhe qytetarët e Kosovës janë të gatshëm për të bërë hapin e natyrshëm, kushtetues dhe ligjor për themelimin e ushtrisë së Kosovës, qoftë nëpërmjet ndryshimeve kushtetuese që është dhe mbetet opsioni ideal apo qoftë edhe nëpërmjet nismës ligjore.Në rrethana të tilla, institucionet e Republikës së Kosovës janë krejtësisht të vetëdijshme për rëndësinë e ruajtjes dhe forcimit të partneritetit strategjik me NATO-n dhe SHBA-në, ashtu siç janë të përgjegjshme se themelimi i ushtrisë së Kosovës duhet të bëhet pa humbur kohë. Unë si President dhe si Komandant i Përgjithshëm i FSK-së e kam për obligim që së bashku me të gjitha institucionet e tjera të Kosovës, ta themelojmë ushtrinë e Kosovës, por edhe ta ruajmë dhe forcojmë më tutje bashkëpunimin me partnerët tanë strategjikë. Ky qëllim është krejtësisht i arritshëm, duke marrë për bazë faktin se të gjithë partnerët tanë strategjikë pajtohen se Kosova duhet të themelojë ushtrinë. Dallimi i vetëm deri më sot ka qëndruar në qasjen që duhet ndjekur për arritjen e këtij qëllimi të përbashkët.Pra, shtetet anëtare të NATO-s dhe SHBA-ja ende besojnë se institucionet e Republikës së Kosovës munden dhe duhet të bëjnë përpjekje që të  themelojnë Forcat e Armatosura të Kosovës nëpërmjet ndryshimeve kushtetuese. Brenda këtij konteksti dhe duke marrë parasysh dy zhvillimet e fundit të rëndësishme të cilat i theksova më lart, unë konsideroj se institucionet e Republikës së Kosovës janë plotësisht të gatshme që të rifillojnë edhe një përpjekje të fundit serioze që së bashku me partnerët tanë strategjikë të sigurojmë përkrahjen e të gjitha komuniteteve të Kosovës, e në veçanti të komunitetit serb për transformimin e FSK-së në FAK nëpërmjet ndryshimeve kushtetuese.Ne nuk duhet të harrojmë faktin se themelimi i ushtrisë së Kosovës është njëri nga momentet dhe zhvillimet më të rëndësishme për procesin e shtetndërtimit që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës.Prandaj duke qenë plotësisht i përgjegjshëm për rëndësinë e përfundimit të procesit të themelimit të ushtrisë së Kosovës nëpërmjet një procesi transparent, gjithëpërfshirës dhe që siguron mbështetjen e

Presidenti Thaçi: Ushtria do të bëhet, ta gjejmë konsensusin

Prishtinë, 7 prill 2017 – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka marrë pjesë në konferencën “Forca e Sigurisë së Kosovës – Perspektivat e së Ardhmes”, e cila është organizuar nga Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit.

This site is registered on wpml.org as a development site.