presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Thaçi priti shkrimtarin e shquar Ismail Kadare

Prishtinë, 06 prill 2017 – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka pritur shkrimtarin e shquar Ismail Kadare, i cili këto ditë po qëndron në Kosovë.

Presidenti Thaçi ka shprehur konsideratë të veçantë për kontributin e gjithanshëm të shkrimtarit dhe intelektualit Ismail Kadare, i cili në krijimtarinë e tij të gjerë letrare ka sublimuar frymën dhe kulturën albanologjike, duke afirmuar letërsinë shqipe në rrafshin ndërkombëtar.Presidenti Thaçi dhe shkrimtari i shquar Ismail Kadare biseduan për orientimin dhe vlerat e qytetërimit perëndimor si prirje e vjetër e natyrshme e shqiptarëve kudo në Ballkan.“Në themele të natyrshëm jemi evropianë”, tha mes tjerash Kadare, duke vlerësuar se bota shqiptare është duke ecur në rrugë të mirë.“Shqiptarët aktualisht janë të favorizuarit e fatit”, shtoi Kadare.Në këtë takim presidenti Thaçi rikujtoi qëndrimet e drejta të Ismail Kadaresë, i cili që në vitet e nëntëdhjeta insistonte për rezistencë më aktive.Me paraqitjet e tij në shtypin francez, Kadare vazhdimisht kishte afirmuar dhe mbrojtur çështjen e Kosovës.Po ashtu, presidenti Thaçi rivlerësoi përkrahjen dhe inkurajimin që Ismail Kadare i kishte dhënë delegacionit të Kosovës në Konferencën e Rambujesë më 1999.Duke i uruar shëndet, presidenti Thaçi e përgëzoi Kadarenë edhe për çmimet prestigjioze që ka marrë, duke shpresuar që një ditë të jetë laureat i Çmimit Nobel për letërsi.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.