Prishtinë 27 prill 2017 – Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pas vendimit të Gjykatës në Colmar për lirimin e ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se edhe një herë u vërtetua që shpifjet e shërbimeve serbe kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë të paqëndrueshme dhe nuk përfillen nga bota demokratike.
“Ka fituar drejtësia mbi shpifjet e Serbisë. Serbia është ajo që ka kryer krime kundër njerëzimit në Kosovë. Ka bërë spastrime etnike. Ka kryer gjenocid kundër qytetarëve të Kosovës. Prandaj edhe një herë u dëshmua pafajësia e luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e zotit Haradinaj dhe luftës së drejtë të popullit të Kosovës”, u shpreh presidenti Thaçi.Presidenti Thaçi ka thënë se kthimi i z. Haradinaj në Kosovë është lajm i mirë për familjen Haradinaj, për bashkëpunëtorët e tij dhe gjithë Kosovën.