Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, me ftesë të tij priti sot me nderimet më të larta shtetërore, Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani.
Pas ceremonisë shtetërore të dy presidentët mbajtën takimin e përbashkët kokë më kokë dhe më pas edhe takimin e përbashkët të të dyja delegacioneve, gjatë të cilit u vlerësua lartë bashkëpunimin i ndërsjellë në mes të dyja vendeve.Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, duke vlerësuar lartë punën e jashtëzakonshme për Shqipërinë, për kombin shqiptar të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, z. Bujar Nishani, duke vlerësuar lartë kontributin e jashtëzakonshëm për çështjen e shtetit të Kosovës, angazhimin e tij për njohje të reja të Kosovës, për anëtarësimin e Kosovës në shumë organizata ndërkombëtare, për afirmimin në arenën ndërkombëtare ia ndau dekoratën “Urdhri i Lirisë”.“Duke e vlerësuar shumë lartë këtë periudhe historike të vendit tonë, të udhëheqjes tuaj pesëvjeçare të shtetit shqiptar dhe të mbështetjes të jashtëzakonshme për Kosovën, duke e respektuar Kushtetutën e Kosovës dhe ligjet e Kosovës, më lejoni që në emër të institucioneve të vendit, në emër të presidencës, në emrin tim, t’jua ndaj sot në shenjë mirënjohjeje “Urdhrin e Lirisë”, thaPresidenti Thaçi.Urdhri i Lirisë iu ndahet personaliteteve për kontribut të jashtëzakonshëm dhe shumë të çmuar për liri, pavarësi dhe konsolidim të shtetit të Kosovës, shtoi presidenti Thaçi.Ndërsa, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujari Nishani,duke falënderuar presidentin Thaçi për vlerësimin e lartë që i bëri, tha se është emocion ta marrësh një medalje të tillë, sepse askush më shumë se Kosova dhe asnjë vend tjetër nuk njeh rëndësinë e dimensionit të lirisë. “Natyrshëm është emocion. Emocion për çdo njeri veçanërisht ta marrësh medaljen e lirisë në Kosovë dhe nga Presidenti i Kosovës. Sepse, më shumë se sa Kosova askush dhe asnjë popull, asnjë vend nuk e njeh rëndësinë e dimensionit të lirisë. Asnjë vend dhe asnjë popull më shumë se sa Kosova, nuk ka kontribuar dhe sakrifikuar për ta fituar lirinë. Askush më shumë se sa Kosova dhe populli i Kosovës nuk e kanë adresuar në mënyrë dinjitoze dimensionin e lirisë” tha presidenti Nishani.