DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Thaçi: Kosova të mbetet shembull për organizimin e zgjedhjeve të lira dhe demokratike

Prishtinë, 11 maj – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pas konsultimeve me përfaqësuesit e partive politike dhe me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, në përputhje me kompetencat e dala nga Kushtetuta dhe ligjet e Republikës së Kosovës, ka marrë vendim për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës me datë 11 qershor 2017.

Me këtë rast, presidenti Thaçi kërkoi nga institucionet e Kosovës që edhe gjatë kësaj periudhe tranzitore të vazhdojnë të jenë në shërbim të qytetarëve të Kosovës.

Po ashtu kërkon nga partitë politike që edhe këtë herë të tregojnë kulturë të lartë politike para, gjatë dhe pas zgjedhjeve, duke dëshmuar edhe njëherë se Kosova mbetet shembull në rajon për organizimin e zgjedhjeve të lira dhe demokratike.

Presidenti Thaçi gjithashtu ka dërguar ftesë tek Bashkimi Evropian, organizata ndërkombëtare dhe shoqëria civile në Kosovë që të bëjnë monitorimin e zgjedhjeve të 11 qershorit.

“Një proces i ndershëm, demokratik dhe i pranuar nga të gjithë duhet të jetë pikësynimi jonë i përbashkët”, ka thënë Presidenti Thaçi

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.