presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Thaçi udhëtoi për vizitë zyrtare në Austri

21 maj 2017 – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi pas vizitës në Jordani, sot udhëtoi për vizitë zyrtare në Austri.

Presidenti Thaçi do të ketë takim bilateral me Presidentin e Austrisë, Alexander Van der Bellen, me të cilin do të bashkëbisedojë për zhvillimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve dypalëshe.

Presidenti Thaçi po ashtu do të shpreh falënderimin e tij për përkrahjen e vazhdueshme që ka dhënë Austria për Kosovën, duke pasur parasysh faktin se Austria është një nga vendet e para që ka njohur pavarësinë e Kosovës, dhe ka mbështetur në vijimësi vendin tonë, para dhe pas shpalljes së pavarësisë.

Presidenti Thaçi dhe Presidenti Alexander Van der Bellen, do të diskutojnë edhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në arsim, kulturë dhe në fushat me interes të përbashkët për të dyja vendet.

Gjatë qëndrimit në Austri, presidenti Thaçi do të takojë edhe personalitete tjera të jetës politike e kulturore.   
 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.