DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Thaçi priti në takim ministrin e Jashtëm të Estonisë, Sven Mikser

Prishtinë, 16 maj – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur sot në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Estonisë, Sven Mikser.

Presidenti Thaçi e ka falënderuar ministrin Mikser për mbështetjen që i ka dhënë Estonia popullit dhe shtetit të Kosovës pas shpalljes së pavarësisë.Ai ka theksuar se tash kur Estonia merr presidencën e radhës të Bashkimit Evropian, Kosova pret një mbështetje edhe më të madhe në jetësimin e prioriteteve afatshkurta.“Prioritet emergjent mbetet liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës. Vonesat e krijuara janë të pajustifikueshme”, ka thënë Presidenti, duke shtuar se kriteri i demarkacionit është i padrejtë.Presidenti ka thënë se anëtarësimi i Kosovës në NATO dhe Bashkim Evropian mbetet opsioni i vetëm për qytetarët e Kosovës. Megjithëkëtë, presidenti Thaçi ritheksojë se BE-ja nuk duhet të vonohet me integrimin e Ballkanit Perëndimor, meqë ato po shfrytëzohen nga fuqi të mëdha për të destabilizuar rajonin.Duke folur për marrëdhëniet bilaterale, Presidenti ka kërkuar që përveç bashkëpunimit diplomatik, ato të shtrihen edhe në fusha tjera.Nga ana tjetër, ministri i Punëve të Jashtme të Estonisë, Sven Mikser ka theksuar se shteti i tij do të vazhdojë mbështetjen për Kosovën.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.