Presidenti Thaçi: Beteja e Koshares ka hapur një kapitull të ri

Koshare, 9 prill 2019 – Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, sot ka bërë homazhe te varrezat e dëshmorëve në Koshare dhe ka marrë pjesë në Tubimin Përkujtimor, në kuadër të Manifestimit Tradicional “Ditët e Shqipes 2019”, për nder të 20 vjetorit të Betejës së Koshares.
Presidenti Thaçi: Të mos bëhet kompromis me ligjin në emër të lojalitetit politik ditor

Prishtinë, 08 prill 2019 – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka marrë pjesë në ceremoninë e shënimin të 11-të vjetorit të Ditës së Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
Presidenti shpall zgjedhjet për kryetarë të Mitrovicës së Veriut, Zubin Potokut, Leposaviqit dhe Zveçanit

Prishtinë, 8 prill 2019 – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në mbështetje të kompetencave kushtetuese dhe ligjore, duke marrë parasysh shkresën e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal dhe pas një procesi të konsultimeve përkatëse me partitë politike dhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, sot ka nxjerr vendimin për caktimin dhe shpalljen e datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar në komunat: Mitrovica e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan.
Konsultim publik me historianë, gazetarë, artistë, profesionistë ligjorë nga komuniteti serb dhe komunitetet e tjera

5 Prill 2019, Graçanicë – Ekipi Përgatitor për Themelimin e Komisionit për të Vërtetën dhe Pajtimin zhvilloi konsultimin e radhës me historianë, gazetarë, artistë, profesionistë ligjor nga komuniteti serb dhe komunitetet e tjera në Republikën e Kosovës.
Presidenti Thaçi në “Chatham House”: Koha për të reflektuar për dialogun

Londër, 5 prill 2019 – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, me ftesë të Institutit Mbretëror për Marrëdhënie Ndërkombëtare “Chatham House”, ka mbajtur sot një ligjëratë për situatën politike në Kosovë dhe rajon, për dialogun si dhe për perspektiven euroatlantike të Kosovës, në Londër, Britani e Madhe.
Ekipi Përgatitor konsultohet me studentët universiteteve të akredituara dhe grupet rinore

4 Prill 2019, Prishtinë – Ekipi Përgatitor për Themelimin e Komisionit për të Vërtetën dhe Pajtimin ka zhvilluar konsultimin e radhës me studentët e të gjitha universiteteve dhe kolegjeve të akredituara si dhe me grupet rinore në Republikën e Kosovës.
Ekipi Përgatitor konsultohet me veteranët e UÇK-ës

29 Mars 2019, Prishtinë – Ekipi Përgatitor për Themelimin e Komisionit për të Vërtetën dhe Pajtimin, ka mbajtur konsultim publik me veteranët e UÇK-së.
Presidenti Thaçi: Ejup Runjeva ishte model i luftëtarit të lirisë

Kaçanik, 2 prill 2019 – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka marrë pjesë sot në Akademinë Përkujtimore të 6 vjetorit të ndarjes nga jeta të luftëtarit të UÇK-së, Ejup Runjeva.
Presidenti Thaçi: Shteti i Serbisë kreu gjenocid në Lybeniq

Prishtinë, 1 prill 2019 – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka marrë sot pjesë në ceremoninë e shënimit të 20 vjetorit të masakrës së Lybeniqit, ku u masakruan 80 persona, duke përfshirë pleq, gra dhe fëmijë.
Presidenti Thaçi dhe ambasadori Lamberto Zannier flasin për të drejtat e komuniteteve

Prishtinë, 1 prill 2019 – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka pritur Komisionerin e Lartë të OSBE-së për Pakica Nacionale, Lamberto Zannier.