DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Ekipi Përgatitor konsultohet me studentët universiteteve të akredituara dhe grupet rinore

4 Prill 2019, Prishtinë – Ekipi Përgatitor për Themelimin e Komisionit për të Vërtetën dhe Pajtimin ka zhvilluar konsultimin e radhës me studentët e të gjitha universiteteve dhe kolegjeve të akredituara si dhe me grupet rinore në Republikën e Kosovës.

Këndvështrimi i tyre ishte shumë atraktiv, pasi ata dhanë përshtypje shumë të ndryshme nga grupet e tjera me të cilët janë mbajtur konsultime publike.Paneli nga Ekipi Përgatitor për Themelimin e Komisionit për të Vërtetën dhe Pajtimin ishte i përbërë nga: Baki Svirca, Kushtrim Koliqi dhe Rron Gjinovci.Penalistët fillimisht sqaruan konceptet themelore të Drejtësisë Tranzicionale, pastaj  i njoftuan pjesëmarrësit me përvojat e të tjerëve dhe poashtu folën edhe për iniciativën e Presidentit për Komisionin e së Vërtetës në Kosovë si dhe për domosdoshmërinë e këtij komisioni.Studentja Rina Zariqi mendon se”duhet të themelohet komisioni menjëherë, dhe me dalë me një narrativ të bazuar në fakte si dhe me pasqyru saktë se çka ka ndodhë në të vërtetë. Prandaj, është koha e duhur, për të mos thënë koha e fundit.”Mehmeti, student i Historisë në Universitetin e Prishtinës, duke analizuar rastet e rënda të vrasjeve, masakrave dhe përdhunimeve të shkaktuara nga ana e serbëve, ka thënë “Mos u ngutni me themelimin e këtij komisioni, ndoshta duhet pritur deri në 25 vite pas luftës dhe tamam kur ndërrohet një gjeneratë, të themelohet ky komision”.Ai e argumentoi mendimin e tij duke marrë shembull “njërin prej neve që e ka familjen e zhdukur mundet me kërku hakmarrje dhe aty menjëherë lind konflikti. Pastaj një veteran a komandant nëse denohet tani prej gjykatës speciale mund të priten këso reagime”.Ndërsa Elbasani nga Kuvendi i të rinjve ka thënë se “babin e kam pasë ushtar dhe unë mendoj se ky komision duhet patjetër tani të themelohet, sepse vetëm duke e ditë të kaluarën mund ta ndërtojmë të ardhmen, nëse nuk e dijmë, e shkatrrojmë të ardhmen”.Shumica e pjesëmarrësve pohuan se njohuritë për luftën i kanë prej familjes dhe shumë pak nga mediet dhe librat.Ata mendojnë se periudha që duhet të hetohet për shkeljet e të drejtave të njeriut duhet të jetë nga viti 1981 e deri në vitin 1999.Studentët dhe grupet rinore pjesëmarrëse në këtë konsultim e shohin të arsyeshme dhe të nevojshme themelimin e këtij komisioni, duke validuar të dhënat se kush ka qenë shkaktar i luftës, kush ka kryer krime,  në çfar rrethanash, në mënyrë që të gjithë të kenë  qasje të barabartë në të vërtetën. 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.