Presidenti Thaçi dhe komandanti i KFOR-it flasin për gjendjen e sigurisë

Prishtinë, 28 mars 2019 – Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, sot ka takuar komandantin e KFOR-it, Lorenzo D’Addario, me të cilin ka biseduar për gjendjen e sigurisë në Kosovë.
Presidenti në 20 vjetorin e masakrës në Izbicë: Serbia bëri gjenocid dhe spastrim etnik në Kosovë

Prishtinë, 28 mars 2019 – Nën patronatin e Presidentit të Republikës së Kosovës, sot u mbajt Akademi Përkujtimore për 20 vjetorin e masakrës së Izbicës.
Betohen tetë anëtarë të rinj të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve

Prishtinë, 28 mars 2019 – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka emëruar tetë anëtarë të rinj të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Presidenti Thaçi dhe kryesuesi i Asociacionit Parlamentar të NATO-s në Kanada bisedojnë për bashkëpunimin në sektorin e sigurisë

Prishtinë, 27 mars 2019 – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, priti sot deputetin e Parlamentit të Kanadasë, Borys Wrzesnewskyj, njëherësh kryesues i Asociacionit Parlamentar të NATO-s në Kanada, me të cilin bisedoi për bashkëpunimin e Kosovës dhe Kanadasë, veçanërisht në sektorin e sigurisë.
Presidenti Thaçi: Lufta ndaj korrupsionit të jetë prioritet mbi prioritetet

Prishtinë, 27 mars 2019 – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka marrë pjesë sot në Konferencën mbi Parandalimin dhe Luftimin e Korrupsionit të Nivelit të Lartë, e cila u organizua nga misioni i OSBE-së në Kosovë.
Presidenti: Krusha e Vogël simbol i mbijetesës, kriminelët herët a vonë do të japin përgjegjësi

Krushë e Vogël, 26 mars 2019 – Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, sot ka marrë pjesë në Tubimin Përkujtimor në 20 vjetorin e masakrës në Krushë të Vogël, ku para 20 vjetësh u vranë 113 qytetarë të pafajshëm civilë.
Betimi i anëtarëve të rinj të KQZ-së bëhet të enjten

Prishtinë, 26 mars 2019 – Zyra e Presidentit të Republikës së Kosovës njofton se pas përmbylljes së të gjitha procedurave dhe kompletimit të lëndëve me informacionet e kërkuara shtesë, këtë javë do të emërohen anëtarët e rinj të KQZ-së.
Mbahet konsultim publik me familjarët e të pagjeturve në Ditën Ndërkombëtare të së Drejtës për të Vërtetën

Prishtinë, 25 mars 2019 – Me rastin e shënimit të 24 marsit, Ditës Ndërkombëtare të së Drejtës për të Vërtetën lidhur me shkeljet e rënda të të drejtave të njeriut dhe dinjitetin e viktimave është mbajtur edhe një konsultim publik me familjarët e personave të zhdukur të të gjitha komuniteteve në Kosovë.
Presidenti Thaçi: Epopeja e Dukagjinit shënoi një kthesë historike në luftën për liri

Gllogjan, 24 mars 2019- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, mori pjesë sot në manifestimin shtetëror “Epopeja e UÇK-së në Dukagjin”.
KONKURS PËR PLOTËSIMIN E VENDEVE TË LIRA TË PUNËS – Drejtor i Departamentit të Informacionit dhe Komunikimi me Publikun