DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti në 20 vjetorin e masakrës në Izbicë: Serbia bëri gjenocid dhe spastrim etnik në Kosovë

Prishtinë, 28 mars 2019 – Nën patronatin e Presidentit të Republikës së Kosovës, sot u mbajt Akademi Përkujtimore për 20 vjetorin e masakrës së Izbicës.

Në 20 vjetorin e krimit të policisë dhe ushtrisë serbe në Izbicë, presidenti Thaçi kujtoj 147 të rënët nga Izbica dhe vendbanimet përreth saj.“Kujtojmë gjithë martirët dhe viktimat e terrorit të shtetit të Serbisë në vitet 1998, 1999. I kujtojmë ata që u vranë dhe u masakruan vetëm pse ishin shqiptarë. Njerëz të paarmatosur, pleq, gra, burra, fëmijë, të rinj e të reja që u vranë në vatrën dhe në tokën e tyre gjithandej Kosovës”, u shpreh presidenti Thaçi.Ai shtoi se Kosova kurrë nuk do t’i harrojë tragjeditë në Likoshan, Çirez, Prekaz, Abri, Reçak, Celinë, Krushë, Rezallë, Qyshk, Poklek, Studime, Mejë dhe shumë vendbanime të tjera.“Shteti i Serbisë bëri gjenocid dhe spastrim etnik në Kosovë. Dëboi qindra mijë shqiptarë jashtë Kosovës. Dogji dhe plaçkiti pasurinë e qytetarëve tanë. Asnjëherë nuk do të harrohen përmasat e krimeve të Serbisë mbi popullatën e Kosovës”, tha presidenti Thaçi.Kreu i shtetit theksoi se Kosova sivjet shënon njëzetvjetorin e çlirimit.Kjo ditë, sipas tij, nuk do të vinte pa luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.“Nuk do të vinte pa sakrificën dhe gjakun e dymijë dëshmorëve dhe mijëra martirëve. Lufta e drejtë e popullit tonë u përkrah nga shtetet e demokracisë botërore, nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nga shtete të BE-së dhe NATO. Liria dhe pavarësia e Kosovës themelet i ka tek sakrifica e dëshmorëve dhe martirëve të saj”, u shpreh ai.Në këtë Akademi Përkujtimore, presidenti Thaçi theksoi se do t’i ruajmë dhe kultivojmë marrëdhëniet me shtetet e botës perëndimore, në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Ai potencoi se Kosova është e sigurt në rrugën e integrimeve euroatlantike dhe do të bëhet pjesë e BE-së, NATO-s dhe OKB-së.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.