Presidenti: Batalioni “Atlantiku” i dha jehonë luftës së UÇK-së

Prishtinë, 19 prill 2019 – Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka pritur pjesëtarët e batalionit “Atlantiku”.
Ekipi Përgatitor konsultohet me artistët

18 Prill 2019, Prishtinë – Ekipi Përgatitor për Themelimin e Komisionit për të Vërtetën dhe Pajtimin, zhvilloi konsultimin e planifikuar të radhës me artistët, ku paneli përbëhej nga Arben Loshi, Rron Gjinovci dhe Abdullah Ferizi, të cilët fillimisht sqaruan konceptet themelore të Drejtësisë Tranzicionale, pastaj pjesëmarrësit i njoftuan me përvojat e të tjerëve dhe po ashtu folën edhe për iniciativën e Presidentit për Komisionin e së Vërtetës në Kosovë dhe pse ai na duhet.
NJOFTIM – Anulohet konkursi i jashtëm për pozitën Drejtor i Departamentit të Informacionit dhe Komunikimit me Publikun
NJOFTIM PËR KANDIDATIN E SUKSESSHËM – Zyrtar i Lartë për Përkthime shqip-anglisht dhe anasjelltas
Presidenti Thaçi takoi komisionerin Hahn: Heqja e vizave rikthen besimin qytetar në Bashkimin Evropian

Bruksel, 15 prill 2019 – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka vazhduar takimet me përfaqësues të lartë të Bashkimit Evropian.
Presidenti Thaçi në Bruksel: BE-ja duhet ta marrë vendimin e vonuar për heqjen e vizave

Bruksel, 15 prill 2019 – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Donald Tusk, me të cilin ka biseduar për situatën politike, për perspektiven evropiane, për liberalizimin e vizave dhe për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Presidenti Thaçi udhëtoi për Bruksel, takon presidentin Tusk dhe komisionerin Hahn

Prishtinë, 14 prill 2019 – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka udhëtuar për në Bruksel, ku do të zhvillojë takime me përfaqësues të lartë të Bashkimit Evropian.
Ekipi Përgatitor konsultohet me historianët shqiptar

12 Prill 2019, Prishtinë – Ekipi Përgatitor për Themelimin e Komisionit për të Vërtetën dhe Pajtimin, zhvilloi konsultimin e radhës me historianët nga institucionet qendrore publike si Instituti Albanologjik, Instituti i Historisë dhe Fakulteti i Historisë.
Ekipi Përgatitor konsultohet me ish të burgosurit politik

11 Prill 2019, Prishtinë – Ekipi Përgatitor për Themelimin e Komisionit për të Vërtetën dhe Pajtimin, zhvilloi konsultimin e radhës me ish të burgosurit politik.
Presidenti: Interesi kombëtar ishte kauzë dhe filozofi jete e veprimtarit Shaban Viqa

Prishtinë, 10 prill 2019 – Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, sot ka marrë pjesë në Akademinë Përkujtimore në nderim të jetës dhe veprës së veprimtarit Shaban Viqa – Baci.