presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Ekipi Përgatitor konsultohet me historianët shqiptar

12 Prill 2019, Prishtinë – Ekipi Përgatitor për Themelimin e Komisionit për të Vërtetën dhe Pajtimin, zhvilloi konsultimin e radhës me historianët nga institucionet qendrore publike si Instituti Albanologjik, Instituti i Historisë dhe Fakulteti i Historisë.

Këndvështrimi i historianëve ishte shumë dimensional, pasi ata merrnin rrethana dhe kohë të ndryshme të historisë, duke dhënë sugjerime konkrete për mënyrën e funksionimit të Komisionit.Paneli nga Ekipi Përgatitor për Themelimin e Komisionit për të Vërtetën dhe Pajtimin ishte i përbërë nga Baki Svirca, Nora Ahmetaj dhe Kushtrim Koliqi, të cilët fillimisht sqaruan konceptet themelore të Drejtësisë Tranzicionale, pastaj pjesëmarrësit i njoftuan me përvojat e të tjerëve dhe po ashtu folën edhe për iniciativën e Presidentit për Komisionin e së Vërtetës në Kosovë dhe pse ai na duhet.Fatmir Arifi nga Insituti i Historisë u shpreh se “kërkimfalje duhet të bëhet nga qeveria serbe dhe të bindet të dorëzojë dokumentacionin e Millosheviqit dhe pastaj pajtimi vjen vetvetiu pa ndonjë  problem, sepse të vërtetën e dijnë historianët dhe qytetarët e Kosovës”.Kurse, sipas Haki Kasumit “formimi i një komisioni të tillë është i nevojshëm, i domosdoshëm, por jemi vonuar”.Fjala pajtim duhet evituar në këtë fazë dhe konventat ndërkombtare duhet të jenë bazamenti për themelimin e këtij komisioni, u shpreh profesori Ibrahim Gashi, duke kërkuar që periudha për t’u hetuar të jetë nga viti 1981 deri 1999.Pas diskutimit dhe analizave që u bën nga historianët, në parim ata e shohin të arsyeshme dhe të nevojshme iniciaivën për themelimin e këtij komisioni, duke evidentuar dhe validuar të gjitha dhënat për periudha të ndryshme mbi shkeljet e të drejtave të njeriut dhe fatin e viktimave.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.