Presidentja Osmani takoi komandantin e FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jasharin dhe oficeret që kanë mbaruar studimet jashtë vendit në fushën e mbrojtjes

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, njëherësh komandante supreme e FSK-së, ka pritur në takim komandantin, gjenerallejtënant Bashkim Jasharin dhe oficeret e Forcës: Liridona Jashari- Baftjari, Arbenita Grezda- Haxholli dhe Jeta Berisha, të cilat kanë mbaruar studimet në fushën e mbrojtjes në ShBA dhe Turqi.
Presidentja Osmani takoi kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, z. Kreshnik Radoniqi

Pas vlerësimit pozitiv të performancës së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga ana e Bashkimit Evropian, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim kryetarin e KQZ-së, z. Kreshnik Radoniqi, i cili e ka njoftuar për angazhimin e këtij institucioni në zgjedhjet e fundit komunale.
Presidentja: Mitrovica nuk do ta harrojë kurrë tmerrin e 3-4 shkurtit të vitit 2000

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se Mitrovica nuk do ta harrojë kurrë tmerrin e 3-4 shkurtit të vitit 2000, kur u vranë 10 qytetarë të saj, në mesin e të cilëve edhe pleq, gra e fëmijë.
Presidentja Osmani priti në takim një ekip të Misionit të BE-së për vëzhgimin e zgjedhjeve në Kosovë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti në takim një ekip të Misionit të BE-së për vëzhgimin e zgjedhjeve në Kosovë, të udhëhequr nga eurodeputeti, z. Lukas Mandl.
Presidentja e Osmani priti në takim kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, z. Ziadin Sela

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani priti në takim kryetarin e partisë Aleanca për Shqiptarët, z. Ziadin Sela, me të cilin diskutuan për zhvillimet politike në Kosovë dhe në rajon.
Presidentja Osmani priti Zëvendës Ndihmës Sekretarin e shtetit të SHBA-ve, Gabriel Escobar

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani – Sadriu, ka mirëpritur në Presidencë Zëvendës Ndihmës Sekretarin e shtetit të SHBA-ve, Gabriel Escobar në ditën e tij të fundit të vizitës në Kosovë.
Presidentja Osmani takoi themeluesin e Fondit Kosovar-Amerikan për Edukim (KAEF), Dale Pfeiffer

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim themeluesin e Fondit Kosovaro-Amerikan për Edukim (KAEF), Dale Pfeiffer dhe dhe bashkëkryesuesen e fondit, Jeta Zagraxha.
Fjala e Presidentes Osmani në Konferencën “Përmirësimi i qasjes së të mbijetuarave të dhunës me bazë gjinore në nisma për banim social dhe fuqizim ekonomik”

I nderuar z. Kryeministër Kurti I nderuar ambasador Davenport I nderuar ambasador Szunyog Zonja zëvendëskryeministre Rexhepi, Zonja ministre Haxhiu, Të nderuar kryetar kmomunash, Zëvendësministër dhe të gjithë ju të pranishëm, Përfshirë të gjithë ata të pranishëm që po na ndjekin online në këtë diskutim ku flasim për një temë jashtëzakonisht të rëndësishme, për jetën e qytetarëve tanë, në veçanti për gratë dhe vajzat tona. Realiteti është ky: siguria e grave nuk është e garantuar as brenda mureve të shtëpisë së tyre. Ky fakt është konfirmuar edhe më tutje këto dy vitet e fundit kur bota po përballet me pandeminë dhe kur dhuna mbi baza gjinore ka marrë hov. Tashmë dihet se në nivel global numri i viktimave të dhunës mbi bazë gjinore i ka arritur majat. Prandaj, me të drejtë po i referohen si një `pandemi nën hije`. Por, ne nuk mund e nuk duhet kurrsesi të heshtim, e as të vëzhgojmë kundrejt një situate të tillë. Jo vetëm reagim, por kemi nevojë për veprim të përbashkët pa dallim kundrejt kësaj të keqeje globale. Sepse heshtja dhe mosveprimi kundrejt një fenomeni të tillë, na bën bashkëpunëtorë në këtë padrejtësi. Në këtë angazhim asnjëherë nuk mjaftojnë fjalët, pra në këtë drejtim duhet të veprojmë konkretisht: kemi nevojë për ndjekje të protokolleve strikte të shpëtimit, rehabilitimit dhe fuqizimit ekonomik të të mbijetuarave të dhunës mbi baza gjinore. Shoqëria jonë ka dëshmuar shumë herë përgjatë historisë se di t`i tejkaloj ndasitë dhe gjejë forcë të përballet me të keqen. Prandaj sot, karshi këtij fenomeni nuk duhet të jemi vëzhgues e vetëm raportues, por përfundimisht edhe parandalues. Një shoqëri do të jetë e sigurt vetëm atëherë kur gratë do të ndihen të sigurta në punë, në rrugë dhe në shtëpitë e tyre. Këtë siguri duhet t`ua ofrojmë e t’ua garantojmë ne: institucionet e vendit. Mirëpo, raportimi e adresimi i dhunës nuk mund të kufizohet vetëm në aspektin formal e ligjor. Ne duhet të bëjmë më shumë e të kuptojmë më shumë përmes analizimit të shkaqeve të vërteta dhe kuptimit të barrës së pasojave. Ofrimi i shërbimeve mbështetëse për të mbijetuarat është më e pakta që mund të bëjmë si shoqëri, është shkalla e parë e reagimit, është detyrim ligjor, por mbi të gjitha është detyrim njerëzor. E hapi kyç drejt garantimit të sigurisë është garantimi i sigurisë së një jete të jetuar me dinjitet, barazia, dhe mundësitë e barabarta. Andaj, përveç kujdesit emergjent të shëndetit fizik dhe mendor, akomodimit të sigurt, këshillimit psikosocial, shëndetësor dhe ligjor, strehimi dhe punësimi i qëndrueshëm është kritik për fuqizimin e tyre afatgjatë. Nuk ka mbrojtje më të mirë për të mbijetuarat nga dhuna me bazë gjinore sesa pavarësia financiare e tyre. Këtë objektiv duhet ta kemi synim të çdoditshëm. Kjo jo vetëm se do i ndihmonte gratë dhe vajzat personalisht, por dhe shoqërinë tonë kolektivisht. Pionierja e feminizmit, shkrimtarja Virginia Woolf, afro një shekull më parë thoshte se një grua të shkruan letërsi, duhet të ketë para dhe një dhomë të veten, pikënisje këto të barazisë gjinore. E letra dhe dhoma e asaj kohe, janë edukimi, pavarësimi e fuqizimi ekonomik i ditëve tona. Të nderuar pjesëmarrës Raporti i Policisë së Kosovës shpërfaqë rritje të dhunës mbi baza gjinore në vendin tonë. Në vitin 2020, ishin regjistruar 2069 raste të dhunës, teksa në vitin që lamë pas 2456 raste. Kjo rritje duhet ta mbajë zgjuar ndërgjegjen dhe aktivizmin tonë kundrejt dhunës mbi baza gjinore, ngase nga këto raste të vitit 2021, në 1986 raste, viktima janë gratë e vajzat, teksa vetëm 500 sosh djemtë e burrat. Statistikat aktuale paraqesin një fotografi jo të këndshme, porse ne nuk duhet të mbesim vetëm peng të numrave, siç nuk duhet të ndalemi që të bëjmë përpjekje që këta numra t`i zvogëlojmë çdo ditë e më shumë. Më gëzon fakti që Qeveria ka miratuar Strategjinë Kombëtare për Mbrojtje nga Dhuna në Familje dhe Dhuna ndaj Grave për vitet 2022 – 2025, një dokument jashtëzakonisht i rëndësishëm dhe një ndër përkushtimet tona kryesore për veprim konkret në këtë drejtim si dhe po ashtu planin e veprimit që ka ardhur bashkë me këtë strategji. Përderisa për disa mund të shihet vetëm si një dokument shtesë, fakti që aprovimi i saj u prioritizua dhe u realizua brenda periudhës së zotuar, e po ashtu duke e bërë konventën e Stambollit si dokument udhërrëfyes më bën të besoj, dhe realisht dua të besoj, që angazhimi në këtë drejtim do të trajtohet me prioritet e urgjencë ashtu siç e meriton. Për të ndalur këtë epidemi të dhunës, ashtu siç jemi zotuar edhe në Samitin për Demokraci të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, do të angazhohemi që të rriten dënimet minimale për dhunuesit duke i barazvlerësuar ato me akte terrori – sepse dhuna në familje është terror, por për dallim prej akteve të tjera është terror të cilin viktima e përjeton në vazhdimësi, çdo ditë të jetës së saj. Përfundimisht, kjo përpjekje duhet të shoqërohet edhe me përmirësimin e infrastrukturës përcjellëse për banim social dhe fuqizim ekonomik të të mbijetuarave nga dhuna mbi baza gjinore. Aktualisht, në tërë Kosovën ekzistojnë vetëm tetë strehimore të grave të drejtuara nga organizata joqeveritare. Garantimi i qëndrueshmërisë financiare e buxhetore për strehimoret mbetet një prej problemeve më serioze të trashëguara, por padyshim një obligim që të gjitha do ta trajtojmë me prioritet dhe do ta zgjedhim së shpejti. Prandaj, bashkërisht, duke përfshirë edhe diskutimin në këto tryeza, duhet ta gjejmë modelin e financimit të këtyre strehimoreve si një parakusht për trajtim të dinjitetshëm të të mbijetuarave të dhunës mbi baza gjinore. Strehimore të tilla japin një kontribut gjithëpërfshirës dhe të rëndësishëm në riintegrimin e viktimave të dhunës në jetë. Përveç akomodimit dhe strehimit, të mbijetuarat marrin edhe shërbime psikosociale apo shëndetësore. Por mbi të gjitha, ato gjejnë një kulm larg kulmit të shtëpisë, nën të cilin përfundimisht duhet të ndjehen të sigurta. Nuk duhet të lejojmë viktimizim të dyfishtë të të mbijetuarave të dhunës mbi baza gjinore, prandaj strehimi dhe trajtimi i dinjitetshëm dhe afatgjatë nuk përbën fundin e

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim një delegacion të organizatës Rotary International

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim një delegacion të organizatës Rotary International, të kryesuar nga presidenti Shekhar Mehta.