Presidentja Osmani priti në takim një delegacion nga Kuvendi Komunal i Bujanocit

Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani Sadriu, ka pritur sot në takim një delegacion nga Kuvendi Komunal i Bujanocit, i përbërë nga z. Enver Ramadani, Kryetari i Kuvendit Komunal, znj. Afërdita Mustafa, Këshilltare në Kuvend Komunal; znj. Nermine Aliji Ademi, Sekretare e Kuvendit dhe z.Fisnik Beluli, shef i Kabinetit të Kryetarit të Kuvendit. Presidentja Osmani ka bërë të ditur angazhimin e vazhdueshëm të Presidencës dhe të gjitha institucioneve tjera të Republikës së Kosovës në adresimin e problemeve me të cilat përballen shqiptarët e Luginës së Preshevës. Ajo ka theksuar se në të gjitha takimet me përfaqësues ndërkombëtar në vazhdimësi ka ngritur këto probleme, duke synuar ndërkombëtarizimin e problemeve të shqiptarëve në Luginë të Preshevës.   Në këtë takim, Presidentja Osmani ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit mes institucioneve të Republikës së Kosovës dhe përfaqësuesve shqiptarë në Luginë, duke siguruar trajtim të menjëhershëm të të gjitha shqetësimeve të shqiptarëve në Luginë nga ana e institucioneve të Kosovës.   Presidentja Osmani ka bërë thirrje për bashkëpunim e unifikim të faktorit politik shqiptar në Luginë, duke e konsideruar si mënyrën e vetme e cila siguron trajtimin e duhur të problemeve të shqiptarëve në Luginë. Ajo po ashtu ka rikonfirmuar qëndrimin e saj dhe të gjitha institucioneve të vendit për përkrahje të vazhdueshme karshi shqiptarëve në Luginë.

Presidentja Osmani mbajti takim pune me ekipin e USAID në Kosovë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka mbajtur takim pune virtual me ekipin e USAID-it në Kosovë, të kryesuar nga drejtoresha, znj. Zeinah Salahi, dhe e përbërë nga udhëheqës të programeve të ndryshme të USAID në Kosovë. Në këtë takim ka marrë pjesë edhe Ambasadori i SHBA-ve në Republikën e Kosovës z. Jeffrey Hovenier.

Presidentja Osmani takoi komandantin e FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jasharin dhe oficeret që kanë mbaruar studimet jashtë vendit në fushën e mbrojtjes

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, njëherësh komandante supreme e FSK-së, ka pritur në takim komandantin, gjenerallejtënant Bashkim Jasharin dhe oficeret e Forcës: Liridona Jashari- Baftjari, Arbenita Grezda- Haxholli dhe Jeta Berisha, të cilat kanë mbaruar studimet në fushën e mbrojtjes në ShBA dhe Turqi.

This site is registered on wpml.org as a development site.