DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Osmani priti në takim ambasadorin amerikan Jeffrey Hovenier

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim të rregullt ambasadorin amerikan Jeffrey Hovenier.

Në takim është diskutuar për zhvillimet në vend, sikurse edhe për reformën në sistemin e drejtësisë. Gjithashtu, gjatë takimit janë shqyrtuar mundësitë e thellimit të bashkëpunimin bilateral në fushën e arsimit.
 
Presidentja Osmani ka theksuar se Kosova është e përkushtuar për marrëdhënie të shkëlqyeshme me SHBA-të, duke falënderuar ambasadorin Hovenier për mbështetjen e vazhdueshme të shtetit amerikan. 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.