presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Osmani mbajti takim pune me ekipin e USAID në Kosovë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka mbajtur takim pune virtual me ekipin e USAID-it në Kosovë, të kryesuar nga drejtoresha, znj. Zeinah Salahi, dhe e përbërë nga udhëheqës të programeve të ndryshme të USAID në Kosovë. Në këtë takim ka marrë pjesë edhe Ambasadori i SHBA-ve në Republikën e Kosovës z. Jeffrey Hovenier.

Në këtë takim është diskutuar për bashkëpunimin e deritashëm dhe mundësitë e thellimit të bashkëpunimit të mëtejmë me USAID. Për më tepër, përfaqësuesit e USAID kanë prezantuar programet të cilat zbatohen në Republikën e Kosovës  dhe të arriturat e punës së tyre në vendin tonë.
 
Presidentja Osmani ka falënderuar znj. Salahi për mbështetje e USAID-it në shumë fusha dhe në këtë kontekst ka përmendur posaçërisht Grantin për Objektivat Zhvillimore. Sipas Presidentes Osmani, Kosova ka nevojë edhe më tej për mbështetje nga USAID-i në shumë sektor, forcimi i të cilëve do të krijojë mundësi për t`i adresuar sfidat zhvillimore të Kosovës.
 
Për fund, USAID është zotuar se do të mbështetë institucionin e Presidencës në implementimin e zotimeve që dalin nga Samiti për Demokraci, përmes angazhimit në fusha e çështje konkrete. 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.