Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani – Sadriu, ka mbajtur sot takimin javor koordinues për politikën e jashtme me Kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, me Kryeministrin, Albin Kurti dhe me Zëvendëskryeministren, Donika Gërvalla.
Në vijim gjeni të plotë postimin e Presidentes Osmani:
Takim javor koordinues për politikën e jashtme me Kryetarin Konjufca, Kryeministrin Kurti dhe Zëvendëskryeministren Gërvalla. Diskutuam për nismat për fuqizim ndërkombëtar të shtetësisë së Republikës së Kosovës dhe angazhimin tonë në dialogun e përqëndruar në njohje.