presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Osmani priti Zëvendës Ndihmës Sekretarin e shtetit të SHBA-ve, Gabriel Escobar

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani – Sadriu, ka mirëpritur në Presidencë Zëvendës Ndihmës Sekretarin e shtetit të SHBA-ve, Gabriel Escobar në ditën e tij të fundit të vizitës në Kosovë.

Në vijim gjeni të plotë postimin e Presidentes Osmani:

Sot mirëprita sërish në Presidencë  Zëvendës Ndihmës Sekretarin e shtetit të SHBA-ve, Gabriel Escobar në ditën e tij të fundit të vizitës në Kosovë. 

Shpreha përkushtimin tonë të palëkundur për marrëdhëniet tona të veçanta me SHBA-të dhe angazhimin tonë të vazhdueshëm për rritjen e bashkëpunimit në fushat me interes të përbashkët. 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.