presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja e Osmani priti në takim kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, z. Ziadin Sela

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani priti në takim kryetarin e partisë Aleanca për Shqiptarët, z. Ziadin Sela, me të cilin diskutuan për zhvillimet politike në Kosovë dhe në rajon.

Në takim u diskutua për sfidat e ndikimit rus dhe serb ndaj paqes dhe stabilitetit në rajon.

Presidentja Osmani ka theksuar se perspektiva e të dy shteteve është në BE dhe në këtë kontekst ka potencuar se Kosova tashmë ka plotësuar të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave dhe se BE-ja duhet ta mbajë fjalën kundrejt qytetarëve të Kosovës. Ajo veçoi raportet e mira fqinjësore me Maqedoninë e Veriut, për të cilat një kontribut të çmuar japin edhe shqiptarët si urë lidhëse ndërmjet dy shteteve. 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.