DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Osmani priti në takim një ekip të Misionit të BE-së për vëzhgimin e zgjedhjeve në Kosovë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti në takim një ekip të Misionit të BE-së për vëzhgimin e zgjedhjeve në Kosovë, të udhëhequr nga eurodeputeti, z. Lukas Mandl.

Ky mision ishte në Kosovë me ftesë të Presidentes Osmani me qëllim të monitorimit të mbarëvajtjes së zgjedhjeve lokale të cilat u mbajtën në Kosovë më 17 tetor 2021.
 
Në takim, u diskutua për mbarëvajtjen e zgjedhjeve lokale të cilat u vlerësuan si zgjedhjet më demokratike të organizuara ndonjëherë dhe u potencua besimi i lartë në integritetin e këtij procesi. Presidentja Osmani theksoi se është krenare me nivelin e demokracisë që ka arritur Kosova duke u shndërruar kështu në model për rajonin e më gjerë.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.