Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim themeluesin e Fondit Kosovaro-Amerikan për Edukim (KAEF), Dale Pfeiffer dhe dhe bashkëkryesuesen e fondit, Jeta Zagraxha.
Presidentja Osmani ka falënderuar z.Pfeiffer për mbështetjen që i ka dhënë dhe po i jep Kosovës ndër vite që nga koha ku ka qenë në krye të zyrës së USAID-it.
Në takim është biseduar për mundësitë e bashkëpunimit të mëtejmë në fuqizimin e sferës së arsimit.
Investimi në arsim, sipas Presidentes Osmani është prioritet i vazhdueshëm. Sipas saj, arsimi duhet të shndërrohet në shtyllë të zhvillimit dhe punësimit.
Në këtë kontekst, Presidentja Osmani ka falënderuar SHBA-të për mbështetjen në sektorin e arsimit nëpërmjet USAID-it dhe programeve të tjera.
Që nga themelimi i KAEF-it, mbi 100 studentë kanë ndjekur studimet e tyre të masterit në Shtetet e Bashkuara përmes bursës.