presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Osmani takoi kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, z. Kreshnik Radoniqi

Pas vlerësimit pozitiv të performancës së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga ana e Bashkimit Evropian, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim kryetarin e KQZ-së, z. Kreshnik Radoniqi, i cili e ka njoftuar për angazhimin e këtij institucioni në zgjedhjet e fundit komunale.

Presidentja Osmani nga ana tjetër ka theksuar se KQZ-ja ka dëshmuar integritet dhe aftësi organizative me zgjedhjet e fundit, ndaj ka avancuar besimin e qytetarëve ndaj KQZ-së.

Sipas Presidentes Osmani kjo performancë e KQZ-së është lavdëruar edhe nga vetë monitoruesit e BE-së, të cilat i kanë vëzhguar zgjedhjet e fundit. Ajo ka thënë se vendit i duhen institucione kredibile dhe me integritet, ndaj ka mbështetur punën e KQZ-së, me urimin që ky standard i dëshmuar të vazhdohet të mbahet edhe më tej. 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.