Presidentja Osmani ka ndarë Medalje Presidenciale në 15 vjetorin e pavarësisë (Pjesa I)

Në vijim gjeni listën e parë të të dekoruarve : – Kapiten Besart Ahmeti, shef i Njësisë Speciale Operative për Rajonin e Prishtinës, i është ndarë Medalja Presidenciale e Sigurisë, me motivacionin për kontributin e dhënë në mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës, angazhimin e drejtpërdrejtë në luftën ndaj krimit të organizuar dhe çdo lloj veprimtarie ilegale që ka synuar cenimin e sigurisë në Republikën e Kosovës. – Kapiten Fatmir Balaj, shef i Njësisë Speciale Operative për Rajonin e Mitrovicës, i është ndarë Medalja Presidenciale e Sigurisë, me motivacionin për kontributin e dhënë në mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës, angazhimin e drejtpërdrejtë në luftën ndaj krimit të organizuar dhe çdo lloj veprimtarie ilegale që ka synuar cenimin e sigurisë në Republikën e Kosovës. – Toger Adem Ribari, shef i Operativës në Njësinë Speciale Intervenuese, i është ndarë Medalja Presidenciale e Sigurisë, me motivacionin për kontributin e dhënë në mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës, angazhimin e drejtpërdrejtë në luftën ndaj krimit të organizuar dhe çdo lloj veprimtarie ilegale që ka synuar cenimin e sigurisë në Republikën e Kosovës. – Njësisë Speciale Intervenuese, i është ndarë Medalja Presidenciale e Sigurisë, me motivacionin Për kontributin e dhënë në mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës, angazhimin e drejtpërdrejtë në luftën ndaj krimit të organizuar dhe çdo lloj veprimtarie ilegale që ka synuar cenimin e sigurisë në Republikën e Kosovës. Medaljen e ka pranuar Kolonel Mentor Shabani. – Drejtorisë për Inteligjencë dhe Analizë, i është ndarë Medalja Presidenciale e Sigurisë, me motivacionin për kontributin e dhënë në mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës, angazhimin e drejtpërdrejtë në luftën ndaj krimit të organizuar dhe çdo lloj veprimtarie ilegale që ka synuar cenimin e sigurisë në Republikën e Kosovës. Medaljen e ka pranuar zyrtarja Policore Zyhra Zeqiri. – Njësisë Speciale Operative, i është ndarë Medalja Presidenciale e Sigurisë, me motivacionin për kontributin e dhënë në mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës, angazhimin e drejtpërdrejtë në luftën ndaj krimit të organizuar dhe çdo lloj veprimtarie ilegale që ka synuar cenimin e sigurisë në Republikën e Kosovës. Medaljen e ka pranuar kapiten Besart Ahmeti. – Hajriz Sejdiu, Drejtor i Departamentit të Gatishmërisë (Agjencia e Menaxhimit Emergjent), i është ndarë Medalja Presidenciale e Sigurisë, me motivacionin për kontributin e dhënë në mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës, angazhimin e drejtpërdrejtë në luftën ndaj krimit të organizuar dhe çdo lloj veprimtarie ilegale që ka synuar cenimin e sigurisë në Republikën e Kosovës. – Njësisë së reagimit të shpejtë, i është ndarë Medalja Presidenciale e Sigurisë, me motivacionin, Për kontributin e dhënë në mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës, angazhimin e drejtpërdrejtë në luftën ndaj krimit të organizuar dhe çdo lloj veprimtarie ilegale që ka synuar cenimin e sigurisë në Republikën e Kosovës. Medaljen e ka pranuar, zyrtarja Policore Lirije Lipaj. – Rreshter Fatmire Ulaj, Gjenerata e parë e Policisë së Kosovës, i është ndarë Medalja Presidenciale e Sigurisë, me motivacionin për kontribut të shquar në sigurinë publike dhe përkushtimin ndaj atdheut. – Daut Berisha, piktor shqiptar në Paris, është dekoruar me Medalje Presidenciale të Meritave – post mortem, me motivacionin për të arritura të larta në krijimtarinë artistike dhe promovimin e vlerave kulturore. – Anton Pashku, shkrimtar, prozator, është dekoruar me Medalje Presidenciale të Meritave– post mortem, me motivacionin për vlera kulmore në prozën moderne shqipe dhe kontribut të shquar për kulturën shqiptare. – Arif Bozaxhi, shkrimtar i etnisë turke dhe veprimtar i njohur për lirinë e Kosovës, i është ndarë Urdhri Hasan Prishtina, me motivacionin për krijimtari letrare dhe promovim të diversitetit kulturor të Kosovës. – Ramadan Musliu, ndër shkrimtarët e spikatur të Kosovës, është dekoruar me Medalje Presidenciale të Meritave – Post mortem, me motivacionin për kontribut të veçantë në fushën e letërsisë, arteve dhe promovimin e kulturës shqiptare në Kosovë. – Ymer Elshani, shkrimtar, është dekoruar me Medalje Presidenciale të Meritave – Post mortem, me motivacionin për arritje të larta në krijimtarinë letrare për fëmijë dhe promovim të krijimtarisë në Kosovë. – Shyqri Nimani, dizajner, profesor, kaligrafitst i Deklaratës së Pavarësisë, i është ndarë Medalja Presidenciale e Meritave, me motivacionin për disejnimin e Deklaratës së Pavarësisë dhe kontribut të veçantë në fushën e arteve. – Baletit Kombëtar të Kosovës, i është ndarë Medalja Presidenciale e Meritave, me motivacionin Për kontribut të veçantë në fushën e kulturës dhe kultivim e afirmim të vlerave kulmore artistike. – Teatrit Kombëtar të Kosovës, i është ndarë Medalja Presidenciale e Meritave, me motivacionin për kontribut të veçantë në fushën e kulturës dhe promovim të vlerave kulmore teatrore. Medaljen e ka pranuar Visare Aliu – kryesuese e KD. – Galerisë Kombëtare të Kosovës, i është ndarë Medalja Presidenciale e Meritave, me motivacionin për kontribut të veçantë në fushën e kulturës dhe promovim të vlerave kulmore artistike në artet pamore. Medaljen e ka pranuar Renea Behluli – kryesuese e KD. – Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve, i është ndarë Medalja Presidenciale e Meritave, me motivacionin për kontribut të veçantë në fushën e kulturës dhe kultivim e afirmim të vlerave tradicionale kulturore. – Filarmonisë së Kosovës, i është ndarë Medalja Presidenciale e Meritave, me motivacionin për kontribut të veçantë në fushën e kulturës dhe promovim të vlerave kulmore të muzikës klasike. – Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, i është ndarë Medalja Presidenciale e Meritave, me motivacionin për kontribut të veçantë në fushën e kulturës dhe promovimin e veprimtarive bibliotekare. Në këtë link mund t’i gjeni fotot e pjesës së pare: Shkarko Fotografitë

Presidentja Osmani takoi Senatorin Menendez

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu ka takuar Senatorin amerikan Bob Menendez, në Mynih, ku aktualisht po merr pjesë në Konferencën për Siguri.

Presidentja Osmani takoi Senatoren Shaheen

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu ka takuar Senatoren amerikane Jeanne Shaheen, në Mynih, ku aktualisht po merr pjesë në Konferencën për Siguri.

Presidentja Osmani në Konferencën e Sigurisë në Mynih: Gratë e Kosovës kishin rol vendimtar në procesin e shtetndërtimit

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani po merr pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih. Në këtë konferencë, në kuadër të Panelit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, Presidentja Osmani diskutoi për rëndësinë e kësaj agjende përkrah Zëvendës Presidentes së Republikës së Kolumbisë, Francia Elena Márquez, Ministres Federale për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, Svenja Schulze, dhe lideres së opozitës në Bjellorusi, Sviatlana Tsikhanouskaya.

This site is registered on wpml.org as a development site.