Presidentja Osmani takoi komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia, më te cilin bisedoi për zhvillimet e fundit dhe sigurinë në vend.
Fjalimi i Presidentes Osmani në Konferencën e gjashtë të Ambasadorëve të Republikës së Kosovës

I nderuar Kryeministër, z. Kurti, E nderuara zëvendëskryeministre dhe ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, I nderuar zëvendëskryeministër z. Bislimi, E nderuar nënkryetare e Kuvendit, znj. Bogujevci, Të nderuar shefa të misionit dhe diplomatë të Republikës së Kosovës, Të nderuar miq, Të nderuar të pranishëm dhe po ashtu ju përfaqësues të mediave, Konferencat e tilla vjetore të ambasadorëve shërbejnë për të pasur diskutim të hapur lidhur me politikën tonë të jashtme, si dhe për mjedisin rajonal, kontinental dhe global në të cilin gjendemi si shtet, të arriturat dhe sfidat me të cilat ballafaqohet politika jonë e jashtme dhe shërbimi i jashtëm, si dhe për të përçuar tek ju mesazhet lidhur me temat kyçe të politikës së jashtme. Politika jonë e jashtme duhet çdoherë të jetë në interes të shtetit, në interes të qytetarëve të saj, dhe bazuar në promovimin e vlerave euroatlantike, ndërtimin e partneriteteve me shtete nga kontinente të ndryshme dhe thellimin e aleancave me partnerët tanë tradicional strategjik. Andaj, kjo Konferencë duhet të na mundësoj përmes diskutimeve dhe analizave të arrijmë tek i njëjti kuptim i mjedisit që ndikon politikën tonë të jashtme, qartësim të synimeve strategjike të kësaj politike si dhe të bëjmë identifikimin e fushave dhe praktikave të mira në të cilat duhet të përmirësohemi. Ju, si diplomatë të Republikës së Kosovës jeni pasqyra dhe dritarja e Kosovës jashtë vendit. Në njërën anë, me veprimet tuaja duhet të pasqyroni vlerat themeltare të Republikës së Kosovës të lidhura me demokracinë, diversitetin etnik e kulturor, shpirtin ndërmarrës e inovativ të qytetarëve tanë, e në anën tjetër, jeni dritarja nëpërmjet së cilës komunikoni e ndërtoni ura bashkëpunimi me institucione dhe organizata në vendet ku punoni e shërbeni si shtëpia e Kosovës edhe për mërgatën tonë. Andaj, ju kërkoj që të shtoni përpjekjet bashkërisht me ne si dhe angazhimin tuaj që Kosova të ketë sa më shumë miq e sa më shumë partnerë në arenën ndërkombëtare, si dhe të komunikoni e bashkëpunoni edhe më afër me Zyrën e Presidentes dhe me të gjitha institucionet tjera drejt realizimit të synimeve tona të përbashkëta për një Kosovë më të fortë. Po ashtu, ju inkurajoj që gjatë Konferencës dhe diskutimeve në panelet e ndryshme të jemi që të gjithë edhe vetëkritikë për të arriturat dhe sfidat me të cilat ballafaqohemi pasi që kjo qasje na ndihmon që të përmirësohemi dhe të performojmë shumë më mirë si institucione në shërbim të interesave shtetërore e të gjithë qytetarëve tanë. Si udhëheqëse e politikes se jashtme vazhdimisht kam artikuluar objektivat strategjike të Kosovës në politikën e jashtme të cilat ndër të tjera përfshijnë: • forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës sonë, përfshirë edhe synimin për njohjet e reja dhe anëtarësim në organizata ndërkombëtare; • avancimin e procesit të integrimit në strukturat euroatlantike; • promovimin e marrëdhënieve të mira me shtetet anekënd botës të cilat ndajnë vlera të njëjta me ne; si dhe • promovimin e interesave ekonomike të vendit. Lidhur me mjedisin në të cilin vepron politika e jonë e jashtme, duhet të nënvizoi se gjatë vitit 2022 ishim të sfiduar në katër drejtime. E para, Serbia vazhdoi me veprimet aktive kundër pozitës tonë ndërkombëtare nëpërmjet kampanjës korruptive të bllokimit të njohjeve të reja dhe anëtarësimeve në organizata ndërkombëtare. Këto veprime të Serbisë i kemi luftuar në bashkëpunimin me shtetet aleate dhe kemi ndërmarrë hapa konkret drejt krijimit të kanaleve të komunikimit me shtete jonjohëse dhe këtë vit siç e dini, kemi paraqitur edhe kërkesën për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe po ashtu aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Megjithatë, si politikë e jashtme duhet te shumëfishojmë edhe më tutje përpjekjet tona të përbashkëta për të ndalur ndikimin e Serbisë tek shtetet e tjera, sidomos duke e shfrytëzuar partneritin tonë të afërt më shtetet mike që kemi në secilin kontinent. E dyta, Serbia ka ndërmarrë veprime kundër rendit kushtetues duke cytur serbët në veri të braktisin institucionet e Republikës së Kosovës nëpërmjet kërcënimeve, detyrimeve, sulmeve, por edhe joshjeve në disa raste. Këto veprime synojnë destabilizimin e vendit dhe krijimin e vakumit institucional në veri si prelud për atë që Serbia e dëshiron pra pretendimet e saj territoriale në raport me Kosovën. Një gjë e tillë natyrisht që kurrë nuk do të lejohet dhe vetëm se do të shtohen veprimet tona për të vendosur sundim të ligjit në secilën pjesë, në secilin cep të territorit tonë. Në raport me serbët që janë qytetar të Republikës sonë, institucionet tona do te jenë çdoherë mbështetëse të nismave socio-ekonomike me qëllim të integrimit të tyre të plotë në shoqërinë multietnike të Republikës së Kosovës. E treta, procesi i dialogut me Serbinë u minua dhe bllokua nga veprimet obstruksioniste të regjimit në Serbi duke pamundësuar progresin dhe arritjen e marrëveshjeve në shumë fronte përfshirë edhe bllokimin e marrëveshjes për persona të zhdukur me dhunë, mosimplementimin e marrëveshjes në fushën e energjisë, mosimplementimin e marrëveshjeve të tjera të cilat u arritën gjatë muajve të fundit si dhe duke e bllokuar diskutimin për dokumentin e propozuar nga ana e Gjermanisë dhe Francës dhe i mbështetur nga SHBA-ja. Përkundër këtyre sfidave, Kosova ka qenë palë konstruktive dhe angazhuar në dialog duke ndjekur parime të qarta: marrëveshja finale duhet të ketë në qendër njohjen e ndërsjellë, dhe duhet të respektojë sovranitetin, integritetin territorial, rendin kushtetues dhe funksionalitetin institucional të Republikës së Kosovës. Dhe e katërta, lufta e Rusisë kundër Ukrainës, e cila përveç pasojave që ka sjellë në sigurinë evropiane duke krijuar ndarjen e qartë mes shteteve në boshtin euroatlantik kundër atij rus dhe ka aktualizuar rëndësinë e NATO-s, krizën e inflacionit, energjisë dhe furnizimit me ushqim, na ka ofruar mundësi në politikën e jashtme të shfaqim vlerat tona euroatlantike dhe të afrohemi edhe më tej me aleatët tanë. Po ashtu, sa i përket kontekstit ndërkombëtar, politika e jonë e jashtme sikur edhe e vendeve tjera, është ndikuar nga ndryshimet në ekonominë globale dhe kërcënimet hibride si rezultat i luftës së Rusisë në Ukrainë dhe veprimeve dashakeqe të shteteve si Kina e Irani apo akterëve joshtetëror që po sfidojnë rendin
Fjalimi i Presidentes Osmani në Konferencën e gjashtë të Ambasadorëve të Republikës së Kosovës
Presidentja Osmani uron festën e Hanukës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në ditën e parë të Festivalit të Dritave, ua ka uruar festën Hanuka të gjithë atyre që janë duke festuar në Kosovë dhe anëkënd botës. “Me shpresë që kjo festë të ju sjellë paqe, gëzim dhe bekime për ju dhe familjet tuaja”, ka thënë Presidentja Osmani.
Presidentja në pritjen vjetore të korit diplomatik: Kosova është më e fortë me aleatët e saj

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, në pritjen vjetore të korit diplomatik, ka thënë se Kosova është më e fortë me aleatët e saj. “Këtë javë, në pritjen vjetore para korit diplomatik, falënderova komunitetin ndërkombëtar për mbështetjen e vazhdueshme, si dhe për ndikimin pozitiv të cilin e ka partneriteti me aleatët tanë për shtetin dhe qytetarët tanë”, ka thënë Presidentja Osmani.
Betohet para Presidentes Osmani, gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Peci

Gjyqtari Enver Peci sot ka dhënë betimin para Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe në prezencë të kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Gresa Cakaj.
Presidentja Osmani priti në takim ambasadorin amerikan, Jeffrey Hovenier

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim të rregullt ambasadorin e SHBA-ve, Jeffrey Hovenier më te cilin bisedoi për zhvillimet e fundit e në veçanti rreth dorëzimit të aplikimit për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Presidentja Osmani theksoi se ky përbën një hap të rëndësishëm për përmbushjen e vizionit të Kosovës për integrim në strukturat euroatlantike. Në takim u diskutua po ashtu edhe për zhvillimet në veri të vendit. Presidentja Osmani nënvizoi përkushtimin e institucioneve të Republikës për koordinim të rregullt e të vazhdueshëm me Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tjerë.
Adresimi vjetor i Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu në Kuvendin e Republikës së Kosovës

Ceremonia e nënshkrimit të aplikimit të Kosovës për anëtarësim në BE
Fjalimi i Presidentes Osmani në ceremoninë e nënshkrimit të aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian

Të nderuar të pranishëm, Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës, I nderuar kryetar i Kuvendit, I nderuar kryeministër, Të nderuar përfaqësues të mediave, Sot është një ditë historike. Ky është një moment historik. 14 dhjetori nga sot ka një rëndësi të dyfishtë në historinë moderne të Kosovës sonë – në historinë e Republikës sonë. Në njërën anë po aplikojmë për anëtarësim në Bashkimin Evropian e në anën tjetër po shënojmë përvjetorin e themelimit të ushtrisë sonë. Të dyja këto, akte që shkojnë në drejtim të realizimit të vizionit tonë euro-atlantik. Së bashku me Kryetarin Konjufca dhe Kryeministrin Kurti, në emër të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj, po marrim një hap vendimtar drejt jetësimit të ëndrrës sonë kolektive e ambicies sonë të patjetërsueshme. Ne jemi sot së bashku për të sjell vendin tonë një hap më afër Bashkimit Evropian, duke kontribuar po kështu që edhe Bashkimi Evropian të afrohet një hap më afër jetësimit të projektit të Evropës së tërë, të lirë e në paqe. Për Kosovën dhe qytetarët e saj, nuk ka pasur asnjëherë alternativë tjetër. Por ëndrrat bëhen realitet vetëm kur veprohet e ambiciet bëhen të prekshme vetëm kur punohet. Në vigjilje të 15 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë, ky akt i dedikohet të gjithë qytetarëve të vendit tonë – Evropianëve të devotshëm e mbrojtësve dhe promovouesve të vlerave evropiane. Por mbi të gjitha, ky moment i dedikohet çdo fëmije, gruaje e burri të Kosovës të cilët sakrifikuan jetën duke mbrojtur idealet për liri, pavarësi e demokraci gjersa u përballën padrejtësisht me okupim e gjenocid. Kosova sot është mishërim i vlerave mbi të cilat është ndërtuar Bashkimi Evropian dhe frymon me shpirtin evropian. Shteti më i ri në kontinentin më të vjetër; promovues dhe garantues i të drejtave demokratike; vend i pluralizmit politik dhe i mediave të lira; garantues i të drejtave të njeriut, lirive fetare e të drejtave të komuniteteve joshumicë; Kosova e ekonomisë së tregut të lirë dhe kontribuuesja e paepur për paqe e siguri, e meriton të jetë pjesë e familjes së Bashkimit Evropian. Rruga jonë përpara është e qartë. Procesi i anëtarësimit në BE nuk është proces i njëtrajtshëm dhe procesi në tërësi mund të jetë afatgjatë. Por, ne jemi të vendosur që t’ia dalim me sukses. Ne do ta bëjmë pjesën e punës sonë, në mënyrë që Bashkimi Evropian ta ketë sa më të lehtë ta bëjë pjesën e punës së vet. Në këtë rrugëtim, ne do të jemi përherë një partner i besueshëm. Andaj, ne sot po bëjmë një hap historik, në mënyrë që Bashkimi Evropian të lëvizë sa më shpejt drejt vendimit historik. Na priftë e mbara!