Urimi i Presidentes Osmani për Krishtlindje

Kremta e Krishtlindjes sjell mesazhin e paqes, dashurisë, respektit, mirëkuptimit dhe tolerancës. Uroj të gjithë besimtarët e krishterë që në këtë ditë ta rrisin shpresën e t`i hapin zemrat. Në shtëpinë e secilit të mbizotërojë shëndeti, lumturia e paqja! Të jemi solidarë, të reflektojmë harmoni e të festojmë bashkë! Për shumë mote, Gëzuar! 

Presidentja Osmani priti nxënësit e shkollës fillore “Dardania”

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu në prag të festave të fundvitit ka pritur nxënësit e shkollës fillore “Dardania”. Presidentja Osmani i uroi ata për festat e fundvitit, njëkohësisht uroi që të kenë shëndet dhe suksese të vazhdueshme. 

Presidentja Osmani dhe Kryeministri Kurti emërojnë Inspektorin e ri të Përgjithshëm të AKI-së

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe Kryeministri Albin Kurti sot janë njoftuar nga Inspektori i Përgjithshëm i deritashëm i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, z. Burim Ramadani për dorëheqjen e tij nga kjo pozitë. Ata kanë falënderuar z. Ramadani për shërbimin e tij në AKI nga viti 2019 dhe i kanë uruar suksese të mëtejme në angazhimet e tij profesionale. Pas konsultimeve, Presidentja Osmani dhe Kryeministri Kurti kanë emëruar Inspektor të ri të Përgjithshëm të AKI-së, z. Kujtim Shala, i cili deri më tani ishte i angazhuar në Forcën e Sigurisë së Kosovës. 

Presidentja Osmani në ceremoninë e Hanukës: Të reflektojmë mbi rëndësinë e kësaj feste dhe mesazhin e saj të shpresës dhe qëndrueshmërisë

I nderuar kryeministër Kurti, E nderuar zëvendëskryeministre Gërvalla, Ministra, deputetë, liderë të partive politike, E nderuara Ambasadore e Shtetit të Izraelit, Tamar Ziv, I nderuar Ambasador Dan Oryan, Të nderuar përfaqësues të shteteve në Republikën e Kosovës, Të nderuar anëtarë të komunitetit hebraik në vendin tonë, Të nderuar mysafirë, Faleminderit që më keni ftuar këtu sot. Është vërtet një nder t'ju bashkohemi të gjithëve në festimin e Hanukës, Festivalit të Dritave dhe të reflektojmë mbi rëndësinë e kësaj feste dhe mesazhin e saj të shpresës dhe qëndrueshmërisë. Hanuka është një përkujtim i duhur i nevojës për të kujtuar rëndësinë e mbrojtjes së besimeve tona dhe të luftës për atë që është e drejtë, edhe përballë fatkeqësive të mëdha. Në këtë kohë sfiduese për botën – me luftën e vazhdueshme në Ukrainë që shkakton vuajtje dhe vështirësi të mëdha, me dhunë dhe konflikt brutal si dhe me implikime politike dhe ekonomike në mbarë kontinentin evropian edhe më gjerë – ne të gjithë mund të mësojmë nga fryma e Hanukës: se ne mund të tejkalojmë pengesat tona të përbashkëta përmes vendosmërisë dhe këmbënguljes. Kjo festë e veçantë është një kohë shprese dhe ripërtëritjeje, dhe ne duhet të mbahemi për atë shpresë dhe të bëjmë pjesën tonë për të sjellë një të ardhme më të ndritshme dhe më të sigurt për të gjithë. Të dashur miq, Si Presidente e Republikës së Kosovës, jam krenare që përfaqësoj një komb divers dhe që po e festoj këtë festë të veçantë me të gjithë ju, duke përfshirë edhe anëtarët e komunitetit tonë të vogël por jashtëzakonisht vibrant hebraik. Si vend, si institucione dhe më e rëndësishmja, si njerëz, ne jemi krenarë për angazhimin tonë të palëkundur për promovimin e barazisë dhe drejtësisë për të gjithë, si dhe mbrojtjen tonë shembullore ligjore për të gjitha komunitetet dhe të gjitha fetë, siç pasqyrohet në Kushtetutën dhe ligjet tona. Me këtë angazhim do të ndërtojmë një Kosovë më të fortë dhe më të përbashkuar. Për më tepër, unë jam krenare për përpjekjet tona të përbashkëta për të kultivuar marrëdhëniet tona historikisht të mira me Shtetin e Izraelit dhe më e rëndësishmja, lidhjet tona njerëz me njerëzit. Këto lidhje datojnë prej shekujsh dhe ato janë karakterizuar gjithmonë me dhembshuri dhe besim të ndërsjellë. Siç e dini shumë prej jush, shqiptarët hapën shtëpitë dhe zemrat e tyre gjatë Luftës së Dytë Botërore, duke shpëtuar jetën e komunitetit hebre, përfshirë fqinjët e tyre hebrenj, shpesh deri në humbjen e jetës së tyre. Trimëria dhe dhembshuria e treguar nga populli ynë gjatë këtyre orëve të errëta të historisë sonë të përbashkët, është një dëshmi e fuqisë së Besës dhe e rëndësisë së madhe të mbrojtjes së njëri-tjetrit në kohë të vështira. Dekada më vonë, kur populli i Kosovës po përballej me një luftë gjenocidale, Izraeli dërgoi një spital fushor dhe një ekip mjekësor në Kosovë, duke trajtuar qindra pacientë dhe duke shpëtuar jetë. Gjithashtu, Shteti i Izraelit mirëpriti refugjatët kosovarë, duke treguar një shembull të jashtëzakonshëm humanitar. Në këtë çështje, ne jemi krenarë për marrëdhëniet tona në rritje me Shtetin e Izraelit. Dy vendet tona kanë një themel të fortë për bashkëpunim dhe miqësi dhe ne jemi të etur për të ndërtuar mbi të në dobi të të dy popujve tanë. Pres me padurim hapjen e një kapitulli të ri dhe ngazëllues të marrëdhënieve me Shtetin e Izraelit në këtë vit të ardhshëm dhe mbetem me bindje se duke punuar së bashku, ne mund të ndërtojmë një të ardhme më të ndritshme dhe më të begatë për të dy vendet dhe popujt tanë. Siç u dëshmua së fundmi me rinovimin e Qendrës Kulturore Hebraike në Prizren nga Ministria jonë e Kulturës, njerëzit dhe institucionet e Republikës së Kosovës janë të përkushtuar që të ndihmojnë komunitetin tonë hebre që të lulëzojë. Dhe ndërsa ndezim qirinjtë Hanuka sot dhe u bashkohemi më të dashurve tanë, le të kujtojmë mësimet e së kaluarës dhe të përqafojmë shpresën dhe qëndrueshmërinë që Hanuka përfaqëson. Në këto kohë të vështira, është më e rëndësishme se kurrë të qëndrojmë së bashku dhe të mbështesim njëri-tjetrin. Siç tha Presidenti Joe Biden gjatë Hanuka ceremonisë së këtij viti në Shtëpinë e Bardhë, “Historia e Hanukas është një storie mbi mrekullitë. Është një histori e një grupi të vogël luftëtarësh që luftojnë për vlerat e tyre dhe për të mposhtur një nga perandoritë më të fuqishme në historisë. Është historia e një kavanozi të vogël me vaj që digjet me shkëlqim për tetë ditë, kur duhet të kishte zgjatur vetëm një ditë. Le të mbajmë këtë mesazh shprese, le të mbajmë të gjithë këtë mesazh mrekullish, përderisa punojmë së bashku për të ndërtuar një botë më të mirë, më të drejtë dhe më paqësore për të gjithë. Edhe një herë, Urime festa e Hanukas të gjithë atyre që e festojnë në Kosovë dhe në mbarë botën. Uroj që kjo festë t'ju sjellë dritë dhe gëzim të gjithëve dhe u shërbeftë si përkujtim i forcës dhe qëndrueshmërisë së shpirtit njerëzor. Chag Sameach (Gëzuar Festat) të gjithë! Faleminderit!   

Fjalimi i Presidentes Osmani në Konferencën e gjashtë të Ambasadorëve të Republikës së Kosovës

I nderuar Kryeministër, z. Kurti, E nderuara zëvendëskryeministre dhe ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, I nderuar zëvendëskryeministër z. Bislimi, E nderuar nënkryetare e Kuvendit, znj. Bogujevci, Të nderuar shefa të misionit dhe diplomatë të Republikës së Kosovës, Të nderuar miq, Të nderuar të pranishëm dhe po ashtu ju përfaqësues të mediave, Konferencat e tilla vjetore të ambasadorëve shërbejnë për të pasur diskutim të hapur lidhur me politikën tonë të jashtme, si dhe për mjedisin rajonal, kontinental dhe global në të cilin gjendemi si shtet, të arriturat dhe sfidat me të cilat ballafaqohet politika jonë e jashtme dhe shërbimi i jashtëm, si dhe për të përçuar tek ju mesazhet lidhur me temat kyçe të politikës së jashtme. Politika jonë e jashtme duhet çdoherë të jetë në interes të shtetit, në interes të qytetarëve të saj, dhe bazuar në promovimin e vlerave euroatlantike, ndërtimin e partneriteteve me shtete nga kontinente të ndryshme dhe thellimin e aleancave me partnerët tanë tradicional strategjik. Andaj, kjo Konferencë duhet të na mundësoj përmes diskutimeve dhe analizave të arrijmë tek i njëjti kuptim i mjedisit që ndikon politikën tonë të jashtme, qartësim të synimeve strategjike të kësaj politike si dhe të bëjmë identifikimin e fushave dhe praktikave të mira në të cilat duhet të përmirësohemi. Ju, si diplomatë të Republikës së Kosovës jeni pasqyra dhe dritarja e Kosovës jashtë vendit. Në njërën anë, me veprimet tuaja duhet të pasqyroni vlerat themeltare të Republikës së Kosovës të lidhura me demokracinë, diversitetin etnik e kulturor, shpirtin ndërmarrës e inovativ të qytetarëve tanë, e në anën tjetër, jeni dritarja nëpërmjet së cilës komunikoni e ndërtoni ura bashkëpunimi me institucione dhe organizata në vendet ku punoni e shërbeni si shtëpia e Kosovës edhe për mërgatën tonë. Andaj, ju kërkoj që të shtoni përpjekjet bashkërisht me ne si dhe angazhimin tuaj që Kosova të ketë sa më shumë miq e sa më shumë partnerë në arenën ndërkombëtare, si dhe të komunikoni e bashkëpunoni edhe më afër me Zyrën e Presidentes dhe me të gjitha institucionet tjera drejt realizimit të synimeve tona të përbashkëta për një Kosovë më të fortë.  Po ashtu, ju inkurajoj që gjatë Konferencës dhe diskutimeve në panelet e ndryshme të jemi që të gjithë edhe vetëkritikë për të arriturat dhe sfidat me të cilat ballafaqohemi pasi që kjo qasje na ndihmon që të përmirësohemi dhe të performojmë shumë më mirë si institucione në shërbim të interesave shtetërore e të gjithë qytetarëve tanë. Si udhëheqëse e politikes se jashtme vazhdimisht kam artikuluar objektivat strategjike të Kosovës në politikën e jashtme të cilat ndër të tjera përfshijnë: • forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës sonë, përfshirë edhe synimin për njohjet e reja dhe anëtarësim në organizata ndërkombëtare; • avancimin e procesit të integrimit në strukturat euroatlantike; • promovimin e marrëdhënieve të mira me shtetet anekënd botës të cilat ndajnë vlera të njëjta me ne; si dhe • promovimin e interesave ekonomike të vendit. Lidhur me mjedisin në të cilin vepron politika e jonë e jashtme, duhet të nënvizoi se gjatë vitit 2022 ishim të sfiduar në katër drejtime. E para, Serbia vazhdoi me veprimet aktive kundër pozitës tonë ndërkombëtare nëpërmjet kampanjës korruptive të bllokimit të njohjeve të reja dhe anëtarësimeve në organizata ndërkombëtare. Këto veprime të Serbisë i kemi luftuar në bashkëpunimin me shtetet aleate dhe kemi ndërmarrë hapa konkret drejt krijimit të kanaleve të komunikimit me shtete jonjohëse dhe këtë vit siç e dini, kemi paraqitur edhe kërkesën për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe po ashtu aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Megjithatë, si politikë e jashtme duhet te shumëfishojmë edhe më tutje përpjekjet tona të përbashkëta për të ndalur ndikimin e Serbisë tek shtetet e tjera, sidomos duke e shfrytëzuar partneritin tonë të afërt më shtetet mike që kemi në secilin kontinent. E dyta, Serbia ka ndërmarrë veprime kundër rendit kushtetues duke cytur serbët në veri të braktisin institucionet e Republikës së Kosovës nëpërmjet kërcënimeve, detyrimeve, sulmeve, por edhe joshjeve në disa raste. Këto veprime synojnë destabilizimin e vendit dhe krijimin e vakumit institucional në veri si prelud për atë që Serbia e dëshiron pra pretendimet e saj territoriale në raport me Kosovën.  Një gjë e tillë natyrisht që kurrë nuk do të lejohet dhe vetëm se do të shtohen veprimet tona për të vendosur sundim të ligjit në secilën pjesë, në secilin cep të territorit tonë. Në raport me serbët që janë qytetar të Republikës sonë, institucionet tona do te jenë çdoherë mbështetëse të nismave socio-ekonomike me qëllim të integrimit të tyre të plotë në shoqërinë multietnike të Republikës së Kosovës. E treta, procesi i dialogut me Serbinë u minua dhe bllokua nga veprimet obstruksioniste të regjimit në Serbi duke pamundësuar progresin dhe arritjen e marrëveshjeve në shumë fronte përfshirë edhe bllokimin e marrëveshjes për persona të  zhdukur me dhunë, mosimplementimin e marrëveshjes në fushën e energjisë, mosimplementimin e marrëveshjeve të tjera të cilat u arritën gjatë muajve të fundit si dhe duke e bllokuar diskutimin për dokumentin e propozuar nga ana e Gjermanisë dhe Francës dhe i mbështetur nga SHBA-ja. Përkundër këtyre sfidave, Kosova ka qenë palë konstruktive dhe angazhuar në dialog duke ndjekur parime të qarta: marrëveshja finale duhet të ketë në qendër njohjen e ndërsjellë, dhe duhet të respektojë sovranitetin, integritetin territorial, rendin kushtetues dhe funksionalitetin institucional të Republikës së Kosovës. Dhe e katërta, lufta e Rusisë kundër Ukrainës, e cila përveç pasojave që ka sjellë në sigurinë evropiane duke krijuar ndarjen e qartë mes shteteve në boshtin euroatlantik kundër atij rus dhe ka aktualizuar rëndësinë e NATO-s, krizën e inflacionit, energjisë dhe furnizimit me ushqim, na ka ofruar mundësi në politikën e jashtme të shfaqim vlerat tona euroatlantike dhe të afrohemi edhe më tej me aleatët tanë. Po ashtu, sa i përket kontekstit ndërkombëtar, politika e jonë e jashtme sikur edhe e vendeve tjera, është ndikuar nga ndryshimet në ekonominë globale dhe kërcënimet hibride si rezultat i luftës së Rusisë në Ukrainë dhe veprimeve dashakeqe të shteteve si Kina e Irani apo akterëve joshtetëror që po sfidojnë rendin

This site is registered on wpml.org as a development site.