DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Osmani: Kujtimi për të rënët nuk zbehet kurrë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka kujtuar 25-vjetorin e masakres së Likoshanit dhe Qirezit të Drenicës.

Në vijim gjeni të plotë postimin e Presidentes Osmani:

Më 28 shkurt të vitit 1998 policia e regjimit gjenocidal serb vrau 24 shqiptarë në Likoshan dhe Qirez të Drenicës.

Kjo ditë tmerri shënoi fillimin e vrasjeve masive të shqiptarëve nga ana e regjimit gjenocidal të Serbisë në vatrën e rezistencës, në Drenicë.

Kjo intensifikoi edhe më luftën tonë çlirimtare të djemve dhe vajzave të UÇK-së, të cilët nuk kursyen asgjë për lirinë e vendit.

Në 25-vjetorin e kësaj masakre, kujtimi për të rënët nuk zbehet kurrë.

Nuk do të ndalemi derisa drejtësia të vendoset dhe autorët të marrin dënimin e merituar.

Qoftë i përhershëm kujtimi për të vrarët në masakrën e Likoshanit dhe atë të Qirezit!

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.