presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Osmani i ndau mirënjohje Shoqatës së Kosovës për Kërkim- Shpëtim për aksionin humanitar në Turqi

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim Shoqatën e Kosovës për Kërkim-Shpëtim, të cilës ia ka ndarë një mirënjohje për kontributin vullnetar në operacionin humanitar në Republikën e Turqisë, pas tërmetit që goditi këtë shtet.

Në takim me vullnetarët e kësaj Shoqate, Presidentja Osmani çmoi lart kontributin e tyre, duke potencuar se ata kanë përfaqësuar denjësisht shpirtin solidar e human të të gjithë qytetarëve të Kosovës.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.