Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu së bashku me ambasadorin e Shteteve të Baskuara të Amerikës në Kosovës, Jeffrey Hovenier ka marrë pjesë sot në shënimin e Ditës së Presidentit të SHBA-ve.
“Me iniciativën e Shoqatës Historike të Shtëpisë së Bardhë e së bashku me Ambasadorin Hovenier dhe fëmijët e shkollës “Xhemajl Mustafa” shënuam Ditën e Presidentit, si dhe festuam lidhjen e fortë e të pathyeshme në mes të Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Presidenti Clinton u bë zëri i popullit të Kosovës në ditët tona më të vështira. Sakrifica e popullit tonë si dhe mbështetja e Shteteve të Bashkuara ishin përcaktuese për lirinë dhe pavarësinë e Republikës sonë”, ka shkruar Presidentja Osmani.
Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN