DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Osmani: Nderim i përjetshëm për ata që sakrifikuan gjithçka për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu në 15 vjetorin e pavarësisë së Republikës së Kosovës, ka bërë nderime te varri i presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova, në kompleksin memorial në Prekaz dhe tek varri i veprimtari Adem Demaçi.

Presidentja Osmani, gjithashtu ka bërë nderime tek monumenti Heroinat, tek monumenti i Policëve të rënë në detyrë si dhe tek monumenti i të pagjeturve.

“Nderim i përjetshëm për ata që sakrifikuan gjithçka për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës!”, ka shkruar Presidentja Osmani.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.