...

Presidentja Osmani takoi Senatoren Shaheen

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu ka takuar Senatoren amerikane Jeanne Shaheen, në Mynih, ku aktualisht po merr pjesë në Konferencën për Siguri.

“Kënaqësi të takohem me Senatoren Jeanne Shaheen në Konferencën e Sigurisë në Mynih. E falënderova për angazhimin dhe mbështetjen për Republikën e Kosovës.
Vendosmëria jonë për të thelluar më tej partneritetin dhe bashkëpunimin tonë strategjik është bërë më e forte”, ka shkruar Presidentja Osmani.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.