Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu ka takuar Senatorin amerikan Bob Menendez, në Mynih, ku aktualisht po merr pjesë në Konferencën për Siguri.
“E lumtur që u takova me Senatorin Menendez. E falënderova për mbështetjen e palëkundur për Republikën e Kosovës dhe përkushtimin për avancimin e vazhdueshëm të marrëdhënieve tona dypalëshe”, ka shkruar Presidentja Osmani.