Fjala e Presidentes Osmani në “16 Ditët e Aktivizimit Kundër Dhunës Mbi Baza Gjinore”, organizuar nga Universiteti i Prishtinës

I nderuar Rektor Profesor Qerimi, Mirë se ju gjej në mesin e profesorëve e studentëve! E nderuar Ministre Haxhiu, Të nderuar përfaqësues të institucioneve të Republikës së Kosovës përfshirë përfaqësues të Universitetit të Prishtinës dhe Organizatave Ndërkombëtare, I nderuar zoti Frank Power, Të nderuara aktiviste e aktivistë, Të nderuar pjesëmarrës, Të nderuara përfaqësues të mediave, Ndjej kënaqësi të veçantë sa herë që rikthehem në hapësirat e Universitetit të Prishtinës që për mua është edhe shtëpi e dytë, ka qenë natyrisht për vite të tëra vendi ku jemi angazhuar së bashku më shumë profesorë që i shoh dhe për fat të keq shumë prej sfidave me të cilat jemi marrë para shumë vitesh vazhdojnë akoma kështu që kërkohet ribashkim i forcave në mënyrë që të luftojmë pabarazitë që ekzistojnë në shoqërinë tonë. Ky rikthim sot në Universitetin e Prishtinës është më ndryshe, sepse jam këtu për një kauzë që trajton një fenomen i cili ka shkundur themelet e shoqërisë sonë. Jemi në prag të përmbylljes së 16 Ditëve të aktivizimit kundër dhunës mbi baza gjinore dhe ndjej sikur kjo do të duhej të ishte një prej fushatave më të suksesshme por në fakt është shndërruar në një prej fushatave më të dhimbshme që e kemi pasur ndonjëherë. Brenda një periudhe jashtëzakonisht të shkurtër nga dita e parë kur u takuam me ministren e Drejtësisë për të hapur fushatën e 16 Ditëve kundër dhunës mbi baza gjinore deri sot kemi humbur edhe dy gra. Dy burra në mënyra djallëzore e makabre vranë gratë të cilat nuk janë më në mesin tonë. Si rezultat i këtyre zhvillimeve dhe vetë fushata për 16 ditët e aktivizmit kundër dhunës mbi baza gjinore si dhe sensibilizimi rreth saj bëhet gjithnjë e më e rëndësishme. Në përpjekjet tona për të adresuar shkaktarët dhe pasojat e femicidit, dhunës në familje në përgjithësi dhe dhunës mbi bazë gjinore, angazhimi dhe përfshirja aktive e institucioneve arsimore është e një rëndësie të veçantë. Nuk e them këtë thjeshtë sepse tingëllon si gjëja më e duhur për ta thënë në një aktivitet si ky ku jemi në Universitetin e Prishtinës, por e them me bindjen e plotë se formësimi i mendimit, formësimi i gjykimit dhe vlerësimit të një personi diktohet thellësisht nga ajo që e lexojmë, ajo që e mësojmë e na projektohet qysh në bankat shkollore e pastaj më vonë edhe në hapësirat universitare. Sot e kam filluar ditën me një grup nxënësish të moshës 8 deri 12 vjeç dhe më erdhi jashtëzakonisht mirë që një djalë i vogël 9 vjeçar tha se ndër mësimet kryesore që i kanë mësuar këto ditë në klubin e leximit ishte rëndësia e barazisë gjinore e kjo na tregon se vetëm një mendësi e tillë e edukimit të brezave qofshin ata të rinj apo qofshin edhe të tjerë mund të qoj deri tek sukseset e në veçanti çrrënjosja e dhunës mbi baza gjinore do të mund të bëhet vetëm atëherë kur edukohen në një frymë të tillë edhe djemtë e jo vetëm vajzat. Po aq sa e rëndësishme sa institucionet arsimore dhe roli i tyre është edhe familja, pra familja mund të luaj një rol të jashtëzakonshëm në luftën tonë për çrrënjosjen e normave patriarkale që rezultojnë me dhunë si dhe në zhvillimin e aftësive sociale e emocionale, të cilat janë jashtëzakonisht të rëndësishme që kjo të bëhet në frymë të sinkronizuar dhe të mirëmenduar pastaj me institucionet tona shkollore, si në nivel parauniversitar ashtu edhe në atë universitar.   Tashmë besoj se është e qartë për të gjithë se kur flasim për femicidin, në përgjithësi për dhunën mbi baza gjinore, ne në fakt po flasim për një plagë të përbashkët ku viktima janë individët, por plaga është kolektive, dëshpërimi është kolektiv, por edhe dështimi është kolektiv. Është shqetësuese të shohësh se si femicidi po shoqërohet edhe nga raste të shumta të dhunës në familje edhe raste të shumta të ngacmimeve seksual dhe dhunës seksuale e cila fatkeqësisht në shumicën dërmuese të rasteve është kundër të miturave. Të gjitha këto fenomene, përveç faktit që janë të emëruara si fenomene të veçanta, origjinën në fakt e kanë të përbashkët. Origjina e tyre është e rrënjosur në dështimin tonë kolektiv si shoqëri për të kuptuar qartë se jeta e një vajze, një gruaje është e barabartë me jetën e një burri apo një djali. Por ne kemi para shembuj të shumtë përfshi vendime të institucioneve tona të drejtësisë të cilat kanë aluduar në të kundërtën. E meritat e grave, kapacitetet e tyre potenciali i tyre shpërfaqet më së miri pikërisht në hapësira shkollore e në hapësirat universitare. Në institucionet shkollore mund të kuptohet qartë se pabarazia gjinore është një dukuri e instaluar përmes krijimit të normave shoqërore që i japin jetë pabarazive. Sepse, në të kundërtën, po të merrej për bazë performanca, zelli, intelekti, aftësitë e mrekullitë që i dëshmojnë vajzat dhe gratë e sidomos vajzat nga institucionet parashkollore e deri tek universiteti përgjatë tërë rrugëtimit akademik, mesazhi do të ishe i qartë – vajzat dhe gratë janë një forcë transformuese e cila mund të cenohet vetëm në kushte ku triumfon pabarazia e pasiguria. E pikërisht kur ekzistojnë kushtet për pabarazi e pasiguri krijohen edhe ato për pabarazi gjinore dhe për cenim të këtij potenciali të jashtëzakonshëm që e ofrojnë vajzat e gratë. Është pikërisht mungesa e sigurisë ekonomike e financiare, mungesa e qasjes së barabartë në trashëgimi, nganjëherë edhe mungesa e qasjes në drejtësi,  mungesa e sigurisë së ofruar nga institucionet përgjegjëse, të cilat në disa raste siç e thash edhe e ushqejnë pabarazitë dhe dëmtojnë ambiciet tona për shoqëri të barabartë të cilat zhvillohen e avancojnë mbi parimin e dinjitetit dhe integritetit. 16 ditët e aktivizmit kundër dhunës mbi baza gjinore paraqesin periudhën gjatë vitit kur vëmendja e gjithë institucioneve dhe akterëve relevant fokusohet pikërisht tek identifikimi i mekanizmave e metodave të përbashkëta për luftim të këtij fenomeni. Por pyetja shtrohet se a janë mesazhet mjaftueshëm të qarta, a janë platformat e krijuara të mjaftueshme, a janë bashkëpunimet dhe ndërveprimet të mjaftueshme e të dobishme,

Presidentja Osmani priti presidentin e Akademisë Papnore për Jetën, imzot Paglia

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim ish-udhëheqësin e komunitetit “Shën Egjidio”, aktualisht udhëheqës i Akademisë Papnore për Jetën, njëherësh kancelar i Institutit Papnor Gjon Pali II, imzot Vincenzo Paglia, dhe ish-zëvendësministrin e Jashtëm Italian, z. Mario Giro, me të cilët bisedoi për raportet e Kosovës me Selinë e Shenjtë dhe me institucionet e saj.

This site is registered on wpml.org as a development site.