presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Osmani takoi kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë Samitit të liderëve të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor, në Tiranë, ka takuar kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni.

Presidentja Osmani ka thënë se mbështetja dhe përkushtimi i parreshtur i Italisë për avancimin e procesit të integrimit të Kosovës në BE ka dëshmuar të jetë i çmueshëm.

Presidentja Osmani dhe kryeministrja Meloni kanë diskutuar për marrëdhëniet e fuqishme bilaterale në mes të dy vendeve, si dhe për gatishmërinë për të hapur kapituj të rinj të bashkëpunimit.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.